Vaksina kundër Kovid-19 nuk përmban gjak të fëmijëve

I pasaktë është pretendimi në postim, se shpikësit e vaksinave pranuan që një pjesë integrale e vaksinave është gjaku i fëmijëve. Pa hyrë në aspektet fetare të postimit ose ndjenjave fetare, informacioni faktik mjekësor nga shkenca mohon ekzistencën e gjakut ose produkteve të gjakut në vaksina, qoftë nga të rriturit apo fëmijëve. Ne gjithashtu vlerësojmë si të pavërteta pretendimet se vaksinimi është i detyrueshëm, shkruan Vertetmates.

Recensojmë postimin në Facebook që pretendon rrejshëm se vaksinimi është i detyrueshëm. Konteksti kohor në të cilin është shpërndarë statusi, dmth data e shpalljes së tij – 30 qershor 2021, aludon në vaksinën kundër Kovid-19 aktuale, në periudhën kohore të treguar.

Postimi fillon me fjalët:

Për vaksinim të detyrueshëm

Vaksinimi nuk është i detyrueshëm. Çdo qytetar zgjedh nëse dëshiron apo jo të vaksinohet, pas çka shpreh interes për vaksinimin duke plotësuar një formular.

Në faqen zyrtare të vaksinimit të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet qartë se vaksinimi është vullnetar.

Nëse qytetari për ndonjë arsye vendos të mos vaksinohet, atëherë ai duhet të paraqesë test PCR për t’u larguar nga vendi dhe për të hyrë në vende të caktuara (sipas politikës dhe strategjisë kombëtare të secilit vend veç e veç). Ministria e Shëndetësisë lëshon gjithashtu vërtetim për personat që e kanë kaluar kovidin. Mekanizmat e udhëtimit për ata që për ndonjë arsye nuk duan të vaksinohen, janë të shumta.

Më pas, në postimin që e recensojmë, thuhet:

Nëse ngrënia e gjakut të kafshëve e ndan njeriun nga Zoti, atëherë aq më tepër gjaku i fëmijëve të vegjël e ndan njeriun nga Zoti, i cili është përbërja e vaksinave (e pranojnë shpikësit e tyre). A duhet të na shqetësojë e gjithë kjo?! Ne duhet të përgjigjemi: “Jo, faleminderit Cezar! Ne nuk do t’ju dëgjojmë! Ne preferojmë të vdesim nëse Zoti e lejon, por nuk do të pranojmë të na vrisni shpirtin dhe trupin tonë! “

A përmbajnë vërtet vaksinat kundër Covid-19 gjak të fëmijëve të vegjël dhe a e kanë pranuar shpikësit e tyre këtë? Sigurisht që jo.

Përbërja e plotë dhe të gjithë përbërësit e vaksinave të administruara në Maqedoni mund të gjenden në linkun vijuese në faqen zyrtare të vaksinimit.

Spitali i Fëmijëve në Filadelfia, SHBA, publikon përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta në linkun vijues.

Vaksina kundër Covid-19, pavarësisht nëse është vaksinë mARN apo vaksinë adenoviruse, nuk përmban ndonjë produkt gjaku, përfshirë qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut ose trombocitet, thonë ata.

Në këtë video të shkurtë, mjeku Pol Ofit, flet për përbërësit e vaksinave. Ai nuk përmend produktet e gjakut ose gjakun e fëmijëve, siç pretendohet rrejshëm në këtë postim.

Dy spitalet, të cilat operojnë nën markën e përbashkët “Nebraska-Madison” dhe janë të vendosura në qytetin Omaha në shtetin amerikan të Nebraska, njoftojnë se vaksinat nuk përmbajnë qeliza nga fetuset e abortuara:

Asnjë vaksinë Covid-19 nuk ka përdorur qeliza fetusi nga abortet e mëparshme. Ne e kuptojmë që kjo temë është shumë e ndjeshme në bashkësitë fetare. Ne duam që të gjithë të marrin vendim të informuar. Inkurajojmë cilindo që shqetësohet për përdorimin e qelizave të fetusit në zhvillimin e vaksinave që të peshojë rreziqet dhe përfitimet e vaksinave me mjekun e tyre.

Qelizat fetale të klonuara (JO indet fetale) ndonjëherë përdoren në zhvillimin ose prodhimin e vaksinave. Vaksina Pfizer nuk është bërë duke përdorur qelizat njerëzore, por ato janë përdorur për të testuar vaksinën. Këto qeliza nuk janë nga abortet e mëvonshme, por nga linjat qelizore që rrjedhin nga qelizat fetale nga fetuset nga 4 ose 5 dekada më parë. Linjat qelizore të fetusit janë qeliza të rritura në një laborator. Qelizat individuale nga vitet 1970 ose 1980, që nga ajo kohë janë shumëzuar në shumë qeliza të reja, duke krijuar linja qelizore të fetusit. Këto linja qelizore fetale janë mijëra breza larg qelizave origjinale të fetusit dhe ato nuk përmbajnë ndonjë ind fetal.

Por, këto qeliza nuk janë pjesë e vaksinës! Gjithashtu, produktet e gjakut nuk janë pjesë e përbërjes, as e testimit të vaksinës, as e prodhimit të saj.

Është e pavërtetë ajo që thuhet në postim, se shpikësit e vaksinave pranuan se pjesë integrale e vaksinave është gjaku i fëmijëve. Duke mos hyrë në aspektet fetare të postimit ose ndjenjat fetare, informacioni faktik mjekësor nga shkenca mohon ekzistencën e gjakut ose produkteve të gjakut në vaksina, qoftë nga të rriturit apo fëmijëve.

Gjithashtu, si të pavërtetë e vlerësojmë pretendimin se vaksinimi është i detyrueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button