Këshilli Gjyqësor lejoi që gjykimi i Gruevski të zgjatet, çdo gjë fillon nga zero

Dje, Këshilli Gjyqësor më në fund shkarkoi me vendim jo fuqiplotë, për punë joprofesionale dhe neglizhencë, gjyqtarin Goran Boshevski i cili haptas para opinionit publik e vononte gjykimi për lëndën “Trajektorja” për autostradat kineze, në të cilën u akuzua ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Gjykimi filloi më 1 mars 2018, ndërsa në tetor 2019 lënda e Gruevskit u vjetrua, kështu që Mile Janakieski, Vlladimir Peshevski dhe Ljupco Georgievski mbetën të akuzuar, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

Kur në tetor 2019, u vjetrua vepra Pranimi i shpërblimit për ndikim të paligjshëm të Gruevskit në “Trajektorja”, prokuroria dhe gjykata siguronin se nuk ka fare gjasa që krimi Abuzimi i pozitës zyrtare dhe autoritetit të tre të pandehurve të tjerë të vjetrohet, sepse vjetërsimi në rastin e tyre ndodh në tetor 2023. Tani jemi korrik 2021, gjykimi do të rifillon, ndërsa për vendim fuqiplotë nevojitet edhe vendim nga Gjykata e apelit, ku lëndët mund të mbahen edhe pas dy vitesh.

Këshilli gjyqësor lejoi që më shumë se tre vjet gjykimi, për rastin “Trajektorja”, të jetë “në aparate” duke caktuar seanca dëgjimore me pushime të gjata, dhe lejuar që të pandehurit dhe mbrojtja të flisnin pa fund, të ankoheshin, t’i kundërpërgjigjeshin prokurorit.

Tani kur u afrua kah fundi, me shkarkimin e gjyqtarit, gjykimi fillon nga e para, me fjalët hyrëse, deklarimi për fajësi, pastaj seancën kryesore me marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe paraqitjen e provave materiale, etj.

Për shkak të shkarkimit të gjyqtarit Boshevski, çështja “Talir 1” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së kthehet në fillim, ku Gruevski është i akuzuari i parë. Boshevski ishte gjykatësi i dytë në këshillin gjyqësore në këtë çështje.

Kudo që akuzohet Gruevski, gjykimet rifillojnë të paktën edhe një herë. “TNT” për prishjen e “Kosmosit” tashmë është kthyer në fillim për shkak të daljes në pension të një porote dhe fundi nuk po i shihet. Dje u mbajt një seancë, në të cilën u mor në pyetje një (1) dëshmitar.

Lënda “Titanik” për abuzime elektorale, si dhe “Talir 2” për ndërtimin e selisë së partisë së VMRO-DPMNE-së, së shpejti do të kthehen në fillim për shkak të pensionimit të një porote, diçka që Këshilli gjyqësor e kishte anashkaluar dhe pse ishte njoftuar nga Gjykata themelore penale, ku këto raste gjykohen.

Për shkak të pandemisë kovid-19, gjykimet nuk janë mbajtur për disa muaj, por nuk ka asnjë informacion publik që Këshilli gjyqësor ka ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me afatet e tilla.

Gruevski u dënua me dy vjet në lëndën “Tanku” për blerjen e “Mercedesit” dhe u dënua në me vendim jo fuqiplotë burme 1.5 vjet burg në lëndën “Dhuna në Komunën Qendër”.

Gruevski u arratis në Hungari në nëntor 2018, kur duhej t’i dorëzohej vendimi për t’u dërguar në burg për ta vuajtur dënimin me burg për lëndën “Tank”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button