Një ndër futbollistët më të mirë të Interit kaloi në PSG

Achraf Hakimi është zyrtarisht lojtar i PSG. Nuk kishte dyshime, pasi klubet kishin arritur marrëveshjen dhe mbrojtësi sot kaloi edhe testet mjekësore, raporton ABC.

Klubi francez ka dalë me komunikatë dhe bën me dije se Hakimi është i tyre deri më 30 qershor 2026.

Interi do të përfitojë 60 milion euro të sigurta, si dhe 8 milion të tjera prej bonuseve. Këto të fundit maksimalisht kapin shifrën 11 milion euro.

Edhe për Hakimin ka një kontratë të mirë në aspektin financiar, pasi do të përfitojë 8 milion euro në sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button