Nga 2400 denarë në muaj do të marrin mbështetje financiare 40 mijë studentë, paralajmëroi ministrja Carovska

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka premtuar që nga tetori 40 mijë student do të marrin nga 2 400 denarë në muaj si mbështetje financiare për strehim dhe ushqim, transmeton Portalb.mk.

“Studentët nga tetori do të marrin mbështetje financiare për racion studentësh të subvencionuar. Mjetet financiare do të paguhen direkt në llogari personale, ku  do t`u japë atyre mundësi t`i shfrytëzojnë ato jo vetëm në objektet hotelierike, por edhe në markete”, raportojnë nga MASH-i.

Ministrja Milla Carovska sqaroi që mjetet financiare duhet të shfrytëzohen nga studentët për ushqime, por jo tani vetëm në objektet hotelerike të caktuara nga ministria.

“Mbështetja financiare për subvencionimin e racioneve studentore në bazë  mujore është 2,400 denarë. Projektimet për vitin 2021/2022 tregojnë se do të shfrytëzohet për  rreth 40,000 studentë”, raportojnë nga ministria duke sqaruar se tashmë janë siguruar mjetet nga buxheti i ministrisë.

Ndryshe, në universitetet e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij viti akademik janë të regjistruar gjithsej 50 881 studentë, prej të cilëve 12 365 në vitin e parë, derisa si të rregullt në të gjitha universitetet janë të regjistruar 45 981 studentë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button