Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 86-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 86-të ku vendosi që propozim-ligji për duhanin të dërgohet në Kuvend me procedurë të shkurtuar, ndarja e 35.3 milionë denarëve për paketën e gjashtë dhe disa vendime tjera, transmeton Portalb.mk.

Sektori i turizmit do të mbështetet me 2 460 000 denarë te dedikuara për 80 udhëheqës turistik të cilët i plotësojnë kushtet, ashtu që çdonjërit do t’i ndahen 30 750 denarë. Në këtë pako do të ndahen edhe 15 443 661 denarë për 33 operatorë për përgatitjen e ngjarjeve, ndërsa 11 924 820 denarë do të ndahen për 184 qendra të fitnesit dhe studio për fotografim, 5 442 232 denarë për 73 kompani me kënde të lojërave për fëmijë.

Propozim-ligji për barnat me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbështetur nga Komisioni Evropian, u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me synim harmonizimin e ligjeve vendore me ato të BE-së.

Qeveria formoi Trupin nacional këshillues për politikat e të rinjve për të bashkëpunuar me përfaqësuesit e të rinjve dhe autoritetet shtetërore.

Në këtë seancë u shqyrtuan edhe mundësia për zgjerimin e listës së shpenzuesve të energjisë në kategoritë me vështirësi sociale, për çka angazhoi institucionet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button