Gjenerali i ushtrisë së Koresë së Jugut u arrestua për abuzim seksual ndaj një oficereje

Një gjeneral i ushtrisë së Koresë së Jugut është arrestuar për abuzim seksual me një oficere të ulët femër, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes tha se gjenerali i brigadës, emri i të cilit nuk u bë i ditur, u lirua nga detyrat e tij dhe u mor në paraburgim pasi oficerja e raportoi atë tek autoritetet, sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap.

“Hetimet janë duke u zhvilluar. Ne do të shqyrtojmë me kujdes çështjen dhe do të marrim masat përkatëse”, tha zëdhënësi i ministrisë Boo Seung-chan, duke u zotuar se “e gjithë mbështetja ligjore dhe institucionale do t’i sigurohet oficeres”.

Ushtria e Koresë së Jugut tashmë është në shënjestër të akuzave për rritjen e denoncimeve për krime seksuale nëpër kazerma, ndërsa incidenti i fundit vjen vetëm disa muaj pasi një oficere femër e forcave ajrore bëri vetëvrasje pas sulmit nga një koleg i saj.

Rreshterja kryesore, me mbiemrin Lee, u sulmua seksualisht nga kolegu i saj me gradë të njëjtë në fillim të marsit dhe raportoi rastin tek instancat e larta, të cilët u përpoqën të mbulonin krimin, sipas një raporti të agjencisë Yonhap.

Ajo u gjet e vdekur në rezidencën e saj në fund të majit, kurse vdekja e saj u shpall vetëvrasje, sipas agjencisë së lajmeve.

Ministria e Mbrojtjes që atëherë ka filluar një hetim për “gjetjen dhe mbrojtjen e viktimave të tjera të abuzimit seksual, duke ua dorëzuar rreth 20 raste hetuesve”, raportohet më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button