Forcat amerikane rrëzuan një dron të armatosur mbi Ambasadën e SHBA-së në Bagdad

Forcat amerikane rrëzuan një dron të armatosur që fluturonte mbi Ambasadën e SHBA-së në Bagdad të hënën në mbrëmje, bëri të ditur një burim i sigurisë irakiane, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sistemet e mbrojtjes qëlluan me raketa në ajër për të rrëzuar dronin, i cili ishte i ngarkuar me eksploziv, tha burimi, i cili foli në kushte anonimiteti.

Ndaras nga kjo, të hënën, tre raketa shënjestruan bazën ajrore Ain al-Asad në provincën Al Anbar të Irakut perëndimor, ku gjithashtu gjenden trupat amerikane.

Paramilitarët shiitë të mbështetur nga Irani raportohet të jenë përgjegjës për shumicën e sulmeve kundër reparteve dhe objekteve të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button