Ministrja Carovska thotë se nuk ka hequr dorë nga librat digjital

Pavarësisht se është tërhequr nga procedura kuvendore propozim-ligji për libra, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me përgatitjet e materialeve digjitale për mësim, thotë ministrja Milla Carovska, njofton Portalb.mk.

“Ne do të vazhdojmë me zbatimin e reformave. Bota po ndryshon aq shpejtë saqë librat shumë shpejtë vjetërsohen, pasi që nuk është çështje nëse ne duam ose jo libra digjital, por se patjetër duhet që t’i sjellim pasi që ato do të ofrojnë qasje të ndryshme në mësim, nga librat shtypur të cilët janë me shumë kualitet të dobët dhe me një ilustrim të leksioneve”, tha Carovska për “Utrinski brifing”.

Ministrja theksoi se Qeveria dhe Ministria nuk largohen nga ligji i ri për libra, por se me tërheqjen jepet i edhe një mundësi për debat publik opinionit të ekspertëve.

“Debati është shumë i rëndësishëm dhe atë e kemi pasur edhe me mësuesit edhe me Sindikatën edhe me ekspertët e fushës së arsimit dhe një pjesë të akademikëve, të cilët tanimë e kanë dhënë mbështetjen për sjelljen e librave digjital. Megjithatë, përpara se ta kthejmë ligjin e propozuar në procedurë kuvendore, japim edhe një mundësi për shqyrtimin e tij dhe elaborimin. Përparësi patjetër duhet t’i japim debatit të opinionit të ekspertëve, gjegjësisht t’i dëgjojmë ekspertët për libra, arsim dhe ata ta thonë mendimin e tyre”, tha Carovska.

Përndryshe, digjitalizimi i librave shkollorë ka ngritur polemika të ndryshme. Në Facebook është hapur një grup me emrin “Libra dhe mësim patjetër të ketë” i cili ka afër 80.000 anëtarë të cilët janë kundër këtij propozim ligji. nëpërmjet këtij grupi u organizua edhe bojkoti i mësimit. Partia në pushtet, LSDM ka akuzuar se opozitarja VMRO-DPMNE, qëndron mbrapa bojkotit të mësimit, i cili është organizuar nga një grup i prindërve. Sipas tyre, krijues i grupit në FB është Dragana Spasevska, dhe ajo është anëtare e VMRO-së. Spasevska, të cilës i nxorën fotografi ku ajo kishte marrë pjesë në mitingjet e opozitës, nëpërmjet Fejsbukut tha se ka dhënë dorëheqje nga partia, madje tha se derisa ka qenë në parti “kam humbur kohë të shtrenjtë” dhe e quajti diskriminim.

Propozim-ligji që u tërhoq

Kërkesat e iniciativës

  • Librat e shtypur të mbeten në përdorim për të gjitha klasat në shkollën fillore dhe të mesme
  • Të shfuqizohet arsimimi gjithëpërfshirës gjinor sensitiv për nxënësit e shkollave fillore
  • Etika e religjioneve të mbetet lëndë zgjedhore
  • Të mos bashkohen dy ose më shumë lëndë në një,
  • Të argumentohet shkurtimi i fondit të orëve për disa lëndë
  • Të krijohen kushte përkatëse për gjithëpërfshirje të fëmijëve me pengesa
  • Të krijohen protokolle për mësim me prani fizike në kushte të pandemisë
  • Përfaqësuesit tanë dhe të sektorit civil të marrin pjesë në grupin punuese për ndryshimin e ligjit

Prindërit që kërkojnë tërheqjen e Ligjit për tekstet shkollore, paraprakisht në Kuvend paraqitën iniciativë për referendum, nga ku prisnin dritë jeshile për fillim të mbledhjes së 10 mijë nënshkrimeve për zhvillimin e një referendumi në nivelin shtetëror.

Komisioni parlamentar për sistem politik hodhi poshtë si parregullt iniciativën qytetare për mbledhjen e nënshkrimeve për referendum kundër futjes së librave shkollorë digjital. Sipas shpjegimit, kërkesa e paraqitur nga grupi “Libra dhe mësim duhet të jetë” nuk ishte në përputhje me Ligjin për referendum, gjegjësisht 500 nënshkrimet e paraqitura nuk ishin mbledhur para institucioneve kompetente.

Ndërkohë disa mendojnë se digjitalizimi do t’i bëjë më të varur fëmijët ndaj pajisjeve teknologjike. Megjithatë Ministria e Arsimit vlerëson se nuk është një trend, por një nevojë reale e nxënësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button