Në mbledhjen tematike Qeveria e shqyrtoi Informacionin për reformën në administratën publike

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti mbledhjen e rregullt të 84-të e cila iu përkushtua statusit të realizimit të aktiviteteve të Strategjisë për reforma në administratën publike 2018-2022 me propozim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në mbledhje u shqyrtua analiza për vendosjen funksionale horizontale të ministrive dhe institucioneve të cilën e përgatitën ekspertët e projektit të zbatuar në kornizat e projektit dyvjeçar IPA “Mbështetje për riorganizimit e shtetit”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Vlerësimet dhe mendimet e struktura në lidhje me analizën, e cila parasheh racionalizimin e numrit të institucioneve në administratën shtetërore, si dhe propozime për efikasitetin e tyre më të madh, do të prezantohen para Këshillit për reforma të administratës publike, e cila sërish Qeverisë do t’i propozojë versionin përfundimtar për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese, si një prej aktiviteteve më të rëndësishme në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, një ndër problemet kryesore të sektorit publik vazhdon të jetë numri i madh i institucioneve dhe të punësuarve. Qeveria vazhdimisht ka premtuar se kjo do të zgjidhet, por deri më tani, numrat e të punësuarve dhe institucioneve janë pa ndryshime të mëdha. Projekti për riorganizim dhe optimizim të administratës, i cili parashikon zvogëlim prej 20% të numrit të saj dhe shuarje/bashkim të institucioneve me qëllim zvogëlimin e tyre, është paralajmëruar në vitin 2017-të nga ministri i atëhershëm i MShIA-së, Damjan Mançevski, ndërkaq deri sot ende nuk ka mbaruar. Ministria e cila tani udhëhiqet nga Jeton Shaqiri premton se e njëjta pritet të mbarojë në fund të vitit 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button