Samiti i Berlinit, Hani: Ne duhet të veprojmë sipas nevojave të të rinjve

Sekretari i Përgjithshëm i RYCO Albert Hani, të hënën më 5 korrik 2021, mori pjesë në onlajn Takimin e liderëve të Samitit të Berlinit. Në këtë takim morën pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ata Evropian dhe i diskutuan arritjet e Procesit të Berlinit, por edhe sfidat e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Sekretari i Përgjithshëm i RYCO mbrojti interesin e të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe nevojat e tyre, njofton Portalb.mk.

“Më lejoni t’ju siguroj se nuk do të humbasim asnjë rast për të dëgjuar të rinjtë dhe për të adresuar nevojat e tyre. Ne duam që ata të qëndrojnë dhe të plotësohen në shtëpi. Nuk duam që ata të largohen nga vendi. Prandaj, ju lutemi dëgjoni dhe veproni sipas rekomandimeve, nevojave, dëshirave dhe shqetësimeve të tyre, që janë pasqyruar në Agjendën rajonale rinore të formuluara në Forumin rinor të këtij Samiti”, theksoi Hani gjatë takimit.

Për të hyrë në Agjendën rajonale rinore, ju lutemi klikoni këtu.

Nga ana tjetër, në Konkluzionet e kryetarit, pjesëmarrësit e riafirmuan mbështetjen e tyre për RYCO dhe e theksuan rolin e rëndësishëm që ajo luan në rritjen e bashkëpunimit midis qytetarëve të rinj në rajon si nxitës i rëndësishëm i marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit, pajtimit dhe ndërtimit të paqes. Ata gjithashtu mirëpritën përpjekjet nga RYCO për të krijuar një Skemë rajonale për shkëmbimit të Shkollave.

Për më tepër, pjesëmarrësit theksuan se pajtimi nuk mund të jetë detyrë vetëm e RYCO, por që të gjitha qeveritë duhet të bëjnë përpjekje plotësuese në këtë fushë duke përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile, mediet, institucionet arsimore dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm.

Më e rëndësishmja, pjesëmarrësit njohën rezultatet e Forumit Rinor të Ballkanit Perëndimor 2021 dhe Agjendën rajonale rinore të zhvilluar nga të rinjtë nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja.

Më në fund, në konkluzione u ritheksua rëndësia e të rinjve për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe nevoja për të marrë masa konkrete për zhvillimin e rajonit si vend i mundësive për të rinjtë për të qëndruar dhe jetuar duke e rritur lëvizshmërinë ndër-rajonale të qytetarëve të rinj, duke ndërmarrë hapa të vendosur pët njohjen reciproke të gradave akademike dhe kualifikimeve profesionale, forcimin e arsimit dhe aftësimit profesional, mbështetjen e sipërmarrësisë së të rinjve dhe inovacioneve, nxitjen e transformimit digjital dhe përmirësime në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit. Fokusi duhet të jetë në investimin në fuqizimin e të rinjve, forcimin e organizatave rinore dhe rrjetet e integrimit të tyre në organizatat ombrellë evropiane dhe stimulimin e punës vullnetare dhe në komunitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button