fbpx

U shkarkua gjyqtari i cili e zvarriti rastin gjyqësor ku i akuzuar ishte Nikolla Gruevski dhe disa zyrtarë tjerë

Rasti gjyqësor për autostradat kineze në Maqedoninë e Veriut do të kthehet prej në fillim, për shkak se gjyqtari i rastit Goran Boshevski është shkarkuar, transmeton Portalb.mk.

Ai nuk arriti të nxjerr një epilog gjyqësor për rastin të cilin e zvarriti për tre vjet, ndërsa i akuzuar ishte edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Për neglizhencë dhe joprefesionalizëm, Boshevski u shkarkua me shumicë të votive nga Këshilli Gjyqësor.

Akuzat kryesore në këtë rast kanë të bëjnë për korrupsion të shkallës së lartë për ndërtimin e autostradave, duke përfshirë autostradën Kërçovë – Ohër. Si i akuzuar përfshihet edhe ish-ministri në kabinetin Gruevski, Mile Janakievski.

Ndryshe, më 30 qershor të këtij viti, skadoi afati i dytë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër, pjesë Korridorit rrugor 8. Aneksi shtesë i marrëveshjes për vazhdimin e ndërtimit të këtij seksioni të autostradës do të shkojë së pari në Parlamentin e RMV për miratim nga deputetët.

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër filloi në vitin 2014, por për shkak të lëshimeve serioze në dokumentacionin e projektit që rezultoi me nevojë për të rritur çmimin e ndërtimit dhe planifikimit shtesë të disa pjesëve të autostradës, afati fillestar për lëshim të autostradës në përdorim u zgjat për tre e gjysmë vjet, deri më 30 qershor 2021. Kjo datë është sërish tejkalua, me premtim se brenda rreth dy vjet e gjysmë ky segment përfundimisht do të ndërtohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button