Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova gjithashtu do të përfitojnë nga tre milionë vaksinat e dhuruara nga kancelarja Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas një takimi virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka bërë të ditur se Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton REL.

Ballkani Perëndimor përbëhet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Berlinit, një iniciativë diplomatike e kancelares gjermane, Angela Merkel, filloi në vitin 2014, me qëllim për të mbështetur një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe demokratike të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të rajonit.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në Samitin e Berlinit ku morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Italia, Bullgaria, Franca, Austria, ndërsa është udhëhequr nga kancerlarja gjermane Angela Merkel.

“Për të gjithë ne është e qartë që vetëm përmes rajonit të integruar dhe të lidhur mund të lëvizim vazhdimisht drejt qëllimit themelor – anëtarësimi në BE”, deklaroi Zaev, duke shtuar se “jemi të pajtimit se bashkëpunimi rajonal është faktori themelor, dhe jo zëvendësimi për Ballkanin Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE’.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se nga 12 korriku vaksinimi i qytetarëve do të zhvillohet në pikat ekzistuese për vaksinim dhe në shtëpitë e shëndetit dhe spitalet në shtet, ndërkaq në sallat sportive do të zhvillohet vaksinimi masiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button