RMV, vitin e kaluar në vend kishte 6.907 të diplomuar, më së shumti në Fakultetin filozofik dhe ekonomik

Vitin e kaluar studimet e tyre universitare, në fakultetet në vend, i kanë përfunduar gjithsej 6.907 studentë, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikave. 4,110 nga numri i të diplomuarve janë gra. Në vitin 2020, 5.056 e studentëve janë diplomuar në institucione shtetërore të arsimit të lartë, 1.831 në universitete private dhe 20 diplomat e tyre i kanë marrë në fakultete teologjike, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Të dhënat statistikore tregojnë se interesi më i madh për studime në vend akoma është për në Universiteti “Sh. Kirili dhe Metodi”, ku vitin e kaluar u diplomuan 2.624 studentë. Pastaj vjen Universiteti shtetëror në Tetovë, ku vitin e kaluar u diplomuan 1,041 studentë.

Sa i përket studimeve që më së shumti u interesojnë studentëve, prej numrave mund të konkludohet se në vend interesi drejtohet kryesisht te Fakulteti filozofik, Fakulteti ekonomik dhe Fakulteti i mjekësisë. Në nivel kombëtar, në vitin 2020, në Fakultetin filozofik dhe Fakultetin ekonomisë në UKIM, u diplomuan gjithsej 404 studentë, që është numri më i madh në vend.

Megjithatë, jo më pak tërheqës është Fakulteti i mjekësisë në UKIM, ku diplomuan 229 studentë, si edhe 157 studentë të cilët u diplomuan në mjekësi në Universitetin e Tetovës.

Interes dhe dëshirë të madhe për të marrë diplomë ka pas edhe në fakultetet e teknologjive të informacionit në vend. Kështu, në Fakultetin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit në Universitetin “Sh. Kliment i Ohrit” në Manastir vitin e kaluar u diplomuan 34 studentë, si dhe 61 studentë tjerë u diplomuan në Fakultetin e shkencave të informacionit dhe inxhinierisë kompjuterike në UKIM.

Studimet e shkallës së parë në Fakultetin e informatikës në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip i përfunduan 17 studentë, ndërsa në vitin 2020 në Universitetin “Sh. Apostulli Pal ”në Ohër u diplomuan gjithsej 53 studentë.

Te institucionet private të arsimit të lartë në vend, vërehet se vitin e kaluar shumica e të diplomuarve ishin në shkencat ekonomike. Kështu, 33 studentë u diplomuan në Fakultetin e ekonomisë dhe shkencave administrative në Universitetin ndërkombëtar të Ballkanit, 120 studentë u diplomuan në Fakultetin e biznesit dhe ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ndërsa 73 studentë nga Fakulteti i ekonomisë dhe shkencave organizative u diplomuan në Kolegjin amerikan. Vitin e kaluar, në Fakultetin ekonomik në Universitetin për menaxhim të turizmit  u diplomuan 99 studentë.

Enti shtetëror i statistikave informon se vitin e kaluar numri i të diplomuarve u zvogëlua me 12.3 përqind në krahasim me vitin 2019. Nga numri i përgjithshëm i studentëve, 37% u diplomuan në kohë, ndërsa 63% u diplomuan pas afatit. 81.9 përqind e tyre janë diplomuar si studentë të rregullt, ndërsa 18.1 përqind si studentë të çrregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button