Evropa në fokus dhe sfida e integrimit 

Evropa është ndërtuar si një simbol i shpresës, progresit, demokracisë dhe solidaritetit. Të gjitha këto parime si demokracia, progresi, standardet, mirëqenia sociale janë vlera të prodhuara nga Europa. Kjo bën të shikohet si një bashkësi që atje funksionon gjithçka në rregull dhe progresi për vendet tjera mund të vijë vetëm duke qenë pjesë e saj ose duke imituar atë.

Kjo vlerë promovohej nga çdo segment duke filluar nga elitat politike, profesor universitar, analist, media dhe shpesh herë edhe nga rrethi ku jetojmë të cilët na thonin se me çdo kusht do bëhemi Evropian.

Sot kemi një realitet tjetër e cila është  pandemia ku u paraqit si një pik tjetër referimi e cila bëri një kthesë të madhe politike ku solli vendosjen e një rendi të ri botëror.

Pandemia bëri që globalizimi për një periudhë të ndaloj, ku si pasoj e kësaj la hapësirë të nënkuptojmë se sa e fragmentizuar është Evropa jo vetëm mes vendeve por edhe midis klasave dhe brezave. Kuptuam që Evropa mund ti kthej shumë lehtë kufijtë mbrapa.

Mendoj se ka shumë arsye për të qenë kritik dhe jemi koshient se nuk kemi të bëjmë me Evropën e viteve të 90 e deri në vitin e 2008 ku u përjetua kriza e thellë ekonomike. Detyra e parë e Evropës është rimëkëmbja nga pandemia që pësoj me stagnimin e aktiviteteve financiare,por edhe faktorëve të tjerë të cilat kaluan në probleme sekondare me qenë se fokusin dhe primatin e mori pandemia. Problemet tjera paraqiten në sferën e politikës, ekonomisë, aspektit ushtarak dhe atë social.

Politikat monetare dhe ato fiskale janë problem të vendeve anëtare të cilat kërkojnë reforma serioze dhe reforma kombëtare, kriza me refugjatët e cila u deshtë të menaxhohej dhe sistemohej për një periudhë të gjatë, diversitet kulturor edhe ai religjioz, problemet në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare(mostransaprenca, kohëzgjatja, ndryshimet në prononcime),fenomenet e reja që lindën si pasoj e modernizitmit dhe digjitalizimit dhe më alarmantja ngrohja globale e cila sa vjen dhe bëhet me serioze për përmasat që ndikojnë në ndryshimet klimaterike.

Problemet janë komplekse dhe gjithëpërfshirëse ku do të duhet një punë masive me një inovacion shumë të lartë.

Këto ecuri dhe sfida ndihen dhe reflektohen edhe në rajon e sidomos në vendet që kanë dëshirën e integrimit në këtë union. Procesi i integrimit konsiderohet si një priorietet më strategjik kombëtar i cili udhëheq agjendat qeverisëse të vendeve.

Ky orientim për Ballkanin Perëndimore ka filluar nga shpërbërja e ish-Federatës Jugosllave ku përfshinte një grup vendesh ku kriteret që duheshin përmbushur u dhanë në bazë dhe në varësi të situatës dhe arenës së tyre politike. Ky orientim u paraqit si alternative nga më e sigurta e sidomos për vendet të cilat nuk ishin të etabluara për nga çështja e stabilitetit dhe sigurisë nga konfliktet që u përfshi rajoni i Ballkanit nga viti 1991 deri në vitin 2001.

Sa i përket Maqedonis së Veriut nga viti 2005 kur u mor statusi si vend kandidat e deri në vitin 2021 kemi një gjenerat e cila jeton me ideologjin europiane dhe me dëshirën e fillimit të negociatave.

Mendoj se ky është një proçes i zgjatur dhe habitem kur dëgjoj zyrtar dhe elita politike që thon se kjo është një gjë  historike apo akt historik kur e dimë të gjithë se ky proces ka ra dhe ri filluar disa herë. Integrimi është një gjë  teknike dhe një mori e hapave që duhet të ndjekin vendet që duan të integrohen ose një emërtim se sa një impakt aq i madh pavarsisht se kjo u mitizua dhe u shpjegua pa asnjë kritik dhe sikur e ka amplifikuar më shumë rëndësinë e statusit se sa çka është  ajo më konkrete me fillimin e negociatave dhe arenën brenda BE-së.

Pyetjet që duhet ti bëjmë gjithë opinioni  janë sa jemi të gatshëm ne si shtet ti menjanojë faktorët e brendshëm dhe ato të jashtëm të cilat pengojnë për fillimin e negociatave dhe më vonë anëtarsimin.

Pjesa që ky rrugëtim nuk merret seriozisht është vet fakti që nuk ekziston vullnet i dyfishtë.

A ju intereson shtyrja e një data konkrete?

Po sigurisht ju intereson, çdo kryeministri të Ballkanit do ti konvenonet do të kenë më pak kontroll nga Bashkimi Evropian, ka më pak kërkesë llogarie për standardet ,ka me pak vëzhgues dhe misionar monitorimi, kur për shoqërinë paraqitet si disavantazh për pushtetin paraqitet avantazh.

Kriteret e vendosura janë të cunguara dhe nuk shohim përmirësime duke filluar nga krijimi i një administrate profesionale dhe të depolitizuar, pavarësimi i institucioneve të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar dhe të drejtat fundamentale (të drejtat e njeriut, drejta e pakicave nacionale, drejtat e komuniteteve të ndryshme)

Nëse kalojmë dhe marrim faktorët e jashtëm që paraqiten si indikator kyç për shtyrjen e hapjes së negociatave janë problem e hapura me vendet e rajonit ku bien ndesh me interesat e tyre, pas ndryshimit të emrit dhe gjetjen e një konsesusi me Greqinë të gjithë menduam se kjo do të ishte sfida e fundit për Maqedoni e Veriut që pengonte për anëtarsimin në BE.

Sot po prap paraqitet një shtet tjetër i rajonit si Bullgaria shtet anëtar i BE-së dhe anëtare në NATO, lidhur ngushtë me hisorikun dhe identitetin e Maqedonisë së Veriut që nga e kaluara ku  konfirmon veto për mos dakortësi në çështjet historike, të gjuhës dhe identiteti dhe kjo mosmarrëveshje bën që negociata për Maqedoni e Veriut dhe Shqipërinë të shtyhet për një datë tjetër relativishte në shtatori. Kjo ngjarje do të jetë një marrëveshje e kornizës së jashtme mes Shkupit dhe Sofjes zyrtare për të cilën nuk duhet të jemi shumë optimist që do të arrihet lehtë dhe pa kompromis.

Dy aspekte tjera që mund të mos paraqiten në literaturë por ato  ekzistojnë, janë dhe dy sinonimet të cilat janë vet prodhim i Evropës për rajonin të njohura si Ballkanizimi ku sipas perëndimit Ballkani paraqet një gjendje të ndërmjet midis etapave të zhvillimit si gjysëmkolenial, gjysëmoriental, anarki, mungesë ligjesh dhe sinonimi i dytë është elementi religjioz i njohur si orientalizmi e cila do të binte ndesh me oksidentin.

Perëndimi mbeti thellë i përcaktuar në elementin që lidhet me krishterimin dhe nuk paraqitet e gatshme të pres një civilizim të ri. Këtë tezë e përforcon se akoma nuk ka pjesë të sajën një shtet me religjion dominues islam.

Evropa po ndjek një politik frenimi që gjithë fokusin dhe rëndësinë do ju jap interesave brenda unionit dhe në rajon mund të ofroj vetëm një alternative tash më të njohur si status qou dhe ndonjë prononcim mediatike se ne jemi me ju.

Politika e frenimi ka të bëj edhe me zgjerimin për faktin se nuk duan që të përsërit gabimin e njëjtë të rrethit 5 në vitin 2007 kur u anëtarësua Bullgaria dhe Rumania.

Konkluzioni që duhet të dalim na tregon se edhe politika dhe shoqëria janë në gjendje kritike nga fakti se mund të kishim me tepër orientim të imponuar kjo edhe nga shtrirja gjeografike e të qenit në qendër, por ne ngjasojmë me bizneset e dobëta para falimentimit që përveç planit A nuk kemi plan B.

Dhe frika  nga mos pasje e një  unitet të përbashkët bën që shoqëria të ndahet permanent si në klasa dhe në ideologji  të gjen hapësira në grupacione dhe agjentura të pa njohura e të dëmshme për të.

Shkruan:

Enisa Amiti, studente në degën Studime Ballkanik dhe Euroaziatike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button