Zaev në Samitin e Berlinit theksoi që bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor nuk është zëvendësim i procesit eurointegrues

Kryeministri Zoran Zaev mori pjesë në Samitin e Berlinit ku morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor, Greqia, Kroacia, Sllovenia, Italia, Bullgaria, Franca, Austria, ndërsa është udhëhequr nga kancerlarja gjermane Angela Merkel, transmeton Portalb.mk.

“Për të gjithë ne është e qartë që vetëm përmes rajonit të integruar dhe të lidhur mund të lëvizim vazhdimisht drejt qëllimit themelor – anëtarësimi në BE”, deklaroi Zaev, duke shtuar se “jemi të pajtimit se bashkëpunimi rajonal është faktori themelor, dhe jo zëvendësimi për Ballkanin Perëndimor në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE’.

Ai vlerësoi që Procesi i Berlinit e lëviz rajonin në drejtim të duhur, duke shtuar nevojën e vendeve të rajonit për zgjerimin e Korridorit të Gjelbër, harmonizimin e ligjeve me standardet e BE-së, harmonizimin e investimeve me standardet e BE-së, zvogëlimin e ndotësve të ajrit, etj.

LEXO: Presidentja e KE: të përshpejtohet procesi i zgjerimit

LEXO:“Dritë dhe hije” në vitet e fundit, kështu Merkel e vlerësoi Procesin e Berlinit për Ballkanin

LEXO: Rama: Nacionalizmat e BE po vështirësojnë procesin e eurointegrimit

LEXO: Kurti: BE-ja duhet t’i mbajë premtimet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button