RMV, prej 12 korrikut qytetarët mund të vaksinohen pa termin të caktuar

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 12 korriku vaksinimi i qytetarëve do të zhvillohet në pikat ekzistuese për vaksinim dhe në shtëpitë e shëndetit dhe spitalet në shtet, ndërkaq në sallat sportive do të zhvillohet vaksinimi masiv, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se nga 12 korriku do të mundet të vaksinohet çdo qytetar pa dallim nëse është paraqitur ose jo në ueb-faqen vakcinacija.mk. dokush që dëshiron të vaksinohet mundet që të njëjtën ta bëjë pa termin të caktuar, a paralelisht do të zhvillohet edhe vaksinimi i qytetarëve që janë paraqitur në vakcinacija.mk”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje shtojnë se ministri Venko Filipçe sot në takim pune me drejtorët e shtëpive të shëndetit në shtet dhe anëtarët e Grupit Nacional Punues për Kovid19 Vaksinim, i kanë konstatuar udhëzimet për organizim të vaksinimit në terren që duhet të fillojë javën e ardhshme.

“Shtëpitë e shëndetit deri të premten duhet që të përgatisin plan dhe organizim për çdo ditë, kohë dhe vend të vaksinimit në terren. Qytetarët që do ta pranojnë dozën e parë në pikë mobile, të njëjtët do të vaksinohen në terren”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button