fbpx

Çdo ditë shkyçim, kyçje ilegale në Saraj dhe Krushopek, thonë nga “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”

Për një javë janë shkyçur 20 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Sarajin e Shkupit, Krushopekut dhe Matkës së Poshtme. Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” thonë se ekipet e tyre çdo ditë janë në terren me qëllim që të “gjuajnë” amvisëri të cilët me ujë të pijshëm i vadisin tokat, a për atë nuk paguajnë asnjë denarë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Me kyçjet ilegale i bëhet dëm sistemit për furnizim me ujë dhe kualitetit të furnizimit me ujë deri te të gjithë shfrytëzuesit në Qytetin e Shkupit. Ftojmë për sjellje të përgjegjshme dhe dorëzim të rregullt të kërkesës për kyçje në ujësjellës nëse për atë kanë nevojë. Apelojmë deri te qytetarët që nëse vërejnë kyçje ilegale, të njëjtën ta paraqesin në 023073 010, kontakt@vodovod-skope.com.mk, www.vodovod-skopje.com.mk ose nëpërmjet aplikacionit për celularë për Android dhe iOS”, thonë nga ndërmarrja.

Kyçjet ilegale janë të ndaluara me Ligjin për Furnizim me Ujë, neni 23 dhe të njëjtat konstatohen nga ana e inspektorit përkatës komunal të qytetit. Nga “Ujësjellësi” thonë se për të gjithë emëruesit e konstatuar të kyçjes ilegale do të ngritët procedurë kundërvajtëse për kryerjen e veprës penale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button