Është arrestuar një shkupjan 63-vjeçar, i cili ka qenë në arrati prej vitit 2004

Pas 17 vitesh arrati, një shkupjan, i cili është kërkuar që ta mbajë dënimin me burg prej 12 vitesh, ka rënë në duar të autoriteteve policore, njofton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për një 63-vjeçar, i cili është kapur në rrugën e Lubotenit, në afërsi të fshatit Radishan, a është kërkuar për vepra penale lidhur me drogë.

‘Për atë është shpallur fletëarrest qendror për mbajtjen e dënimit prej 12 viteve për prodhim dhe lëshim të paautorizuar të drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215 të Kodit Penal. Ai është dorëzuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës do të dërgohet në institucionin ndëshkues-korrektues për mbajtjen e dënimit me burg”, thonë nga MPB.

Në arrestimin e tij kanë marrë pjesë policë nga Kisella Voda dhe Çairi, por edhe nga Policia Intervenuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button