Ngrohja globale sjell rreziqe për thatësira afatgjata dhe stuhi ekstreme në vend (Infografik)

Rritja e temperaturave mesatare të ajrit në vend sjell rrezikun e periudhave të gjata me thatësi dhe stuhi ekstreme me katastrofa të motit që mund të shkaktojnë dëme. Reshjet mesatare vjetore të shiut në vend luhaten në mënyrë drastike nga viti në vit në tre dekadat e fundit, megjithëse shifrat përgjithësisht gjatë viteve tregojnë rritje të reshjeve, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

I krahasuam të dhënat e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike (HMA) për dy qytete në vend – Shkupi dhe Manastiri. Mund të vërehet se në dekadën e kaluar ka devijime serioze në sasinë e reshjeve, kështu që Shkupi dhe Manastiri kanë pas gjatë vitit muaj të tërë në të cilët nuk ka pas reshje, ndërsa me kalimin e kohës sasia më e madhe e reshjeve në nivel vjetor gjatë muajit po rritet.

Në Shkup, sasitë e ndryshueshme të reshjeve në bazë vjetore janë plotësuar në vitet 2015, 2016, 2018 dhe 2019 si periudha në të cilat kishte muaj kur s’ka pas fare reshje ose sasia e reshjeve ka qenë rreth 0 milimetra. Ky është një tregues që në këto periudha të vitit ka pas thatësirë ​​të zgjatur, e cila ka qenë e shoqëruar me rritje të temperaturave mesatare të ajrit, për të cilën “Meta.mk” tashmë ka shkruar.

Nga ana tjetër, sasia rekord e reshjeve në baza mujore në Shkup është regjistruar në vitin 2014, kur gjatë një muaji kanë ra 167.5 mm sediment të ujit. Sasi kaq të mëdha shiu ose dëbore përsëri mund të jenë tregues të stuhive me shi të rrëmbyeshëm, që gjithashtu i shkaktojnë dëme popullatës.

Ngjashëm me kryeqytetin, edhe në Manastir sasi rekord e reshjeve në baza mujore është regjistruar në vitin 2014, kur brenda një muaji kanë ra gjithsej 213.1 milimetra sediment të ujit. Kundrejt kësaj, në  vitin 2010, 2015 dhe 2018 kishte muaj në të cilët sasia e reshjeve ishte rreth 0 mm ose nuk ka ra shi fare.

Me rritjen e temperaturave mesatare të ajrit deri në fund të shekullit, vendi do të përballet me klimë më të ngrohtë e cila pritet të rezultojë me thatësira, por edhe me rritje të mundshme të reshjeve ekstreme ditore që sjellin rrezik më të madh të përmbytjeve, thuhet në  Raportin e vitit të kaluar për projektimet lidhur me ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në ngjarjet ekstreme klimatike, i përgatitur me mbështetje financiare dhe teknike nga Fondi global për mjedis jetësor (GEF) dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Varësisht nga fakti nëse do të realizohet skenari i ulët, i mesëm apo i lartë të emetimeve të gazeve serë në atmosferë, parashikimet për sasinë e reshjeve janë të ndryshme. Kështu, nëse realizohet skenari i ulët për emetim të gazrave të dëmshëm, nuk ka asnjë sinjal të qartë për ndryshimin e reshjeve në vend në periudhën deri në vitin 2100, me përjashtim të rritjes së reshjeve në periudhën shtator-nëntor të vitit .

Për dy skenarët e tjerë (i mesëm dhe i lartë) pritet ulje e reshjeve vjetore, kryesisht si rezultat i uljes se konsiderueshme të reshjeve të verës. Te skenari mesatar, deri në fund të shek, rënia vjetore e reshjeve është deri në -20 përqind, me rënie të reshjeve verore prej -30 përqind, ndërsa në skenarin e lartë, ulja e reshjeve vjetore është në -30 përqind, me -40 përqind të reshjeve verore.

“Edhe sezoni i pranverës (mars-prill-maj) gjithashtu ka një model të qëndrueshëm të zvogëlimit të reshjeve gjatë shekullit, por me një amplitudë më të vogël. Për mesin e shekullit, në të dy skenarët, parashikohet ulje e reshjeve verore, deri në -30 përqind”, theksohet në raportin mbi parashikimet e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet në ngjarjet ekstreme klimatike.

Megjithatë, ajo që është shqetësim plotësues janë reshjet ekstreme në të ardhmen, të cilat tregojnë ndryshim pozitiv për vendin, në të gjitha periudhat dhe skenarët e analizuar.

“Kufiri i sipërm i ndryshimit në numrin e ditëve me shi me mbi 40 mm në ditë është një rritje prej 60 përqind, kurse akumulimi maksimal ditor i reshjeve është 20 përqind. Sfondi fizik i këtij ndryshimi është fakti që atmosfera është më e ngrohtë për shkak të së cilës mund të mbajë më shumë avuj uji (7% më shumë avuj uji, në ajër që është më i ngrohtë për 1 gradë) që tregon një mundësi më të madhe për reshje ekstreme, e këtë edhe mundësi më të mëdha për të “shkaktuar përmbytje masive”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button