Satelitëve të “Starlink” do t’u nevojiten deri në 30 miliardë dollarë për të siguruar internet të shpejtë në të gjithë botën

Miliarderi Elon Musk, këtë javë, deklaroi se projektit të tij ambicioz “Starlink” do t’i nevojiten deri në 30 miliardë dollarë për të realizuar idenë e tij origjinale. Gjegjësisht, Musk deri më tani ka vendosur rreth 1,500 satelitë në të ashtuquajturit orbitë e ulët, të cilët duhet të sigurojnë internet me shpejtësi të lartë në zona më të largëta dhe më pak të zhvilluara të botës, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, për të vazhduar këtë mision nga qielli, satelitëve të “Starlink” do t’u nrvojiten edhe 5 deri 10 miliardë dollarë para se projekti të fillojë të gjenerojë të ardhura. Elon Musk tha se investimi i përgjithshëm në projekt mund të arrijë deri në 30 miliardë dollarë. Numri aktual i përdoruesve është 69.000, raporton Reuters.

Megjithatë, Elon Musk planifikon që brenda 12 muajve të ardhshëm numri i përdoruesve të internetit me shpejtësi të lartë përmes Starlink të rritet në gjysmë milioni. Duke iu drejtuar Kongresit botëror për teknologji mobile – konferenca për industri të telekomunikacionit në Barcelonë – ai tha se deri në gusht të këtij viti, satelitët e tij do të sigurojnë mbulim të internetit kudo në botë përveç në Polin e Veriut dhe të Jugut.

Disa kritikë të projektit janë skeptikë për mundësinë që Starlink të realizoj fitim, duke thënë se 99 dollarë në muaj për internet me shpejtësi të lartë satelitore është diçka që jo të gjithë që jetojnë në zona më të largëta dhe të pazhvilluara në të gjithë botën mund ta përballojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button