Lloji delta i koronavirusit, rrezikon popullatën ku nuk janë vaksinuar mjaftueshëm njerëz

Lloji delta i koronavirusit sigurisht që do të mbizotërojë, paralajmërojnë ekspertët. Ata vlerësojnë se tipi delta është 23 deri në 60 për qind më infektues sesa lloji alfa (britanik), në varësi të të dhënave të literaturës, shkruan Panacea.mk.

“Ai po përhapet jashtëzakonisht shpejt, është i pranishëm në më shumë se njëqind vende të botës. Imunoinvaziv, dmth., ‘shmang’ imunitetin që e fitojmë ne rast se e kemi kaluar sëmundjen ose jemi vaksinuar, veçanërisht nëse jemi vaksinuar vetëm me një dozë vaksine. Kjo do të thotë që dy të tretat e njerëzve, nëse vaksinohen me një dozë të vetme, mund të zhvillojnë simptoma brenda 2 deri në 3 javë. Por vetëm 10 përqind e njerëzve që janë vaksinuar me të dyja dozat mund të infektohen me llojin delta”, tha imunologu Zlatko Trobonjaca, duke theksuar se vaksina AstraZeneka ishte pak më pak efektive – rreth 70 përqind.

“Nëse jeni vaksinuar me vaksinën Pfizer ose Moderna, keni 20 herë më pak të ngjarë të shtroheni në spital në rast kontakti me llojin delta të koronavirusit”, tha Dr. Trobonjaca.

Si duhet të veprojmë në rastin e kësaj situatë epidemiologjike?
“Vaksinimi është i pari, veçanërisht kur bëhet fjalë për llojin delta. Pavarësisht nga sezoni, ekziston rreziku që ai të përhapet dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme të vaksinoheni me të dyja dozat sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, le të përfitojmë nga kjo kohë vere kur sistemi ynë imunitar po punon më mirë dhe të vaksinohemi. Ndër të tjera, sepse kemi frikë nga vala e katërt në vjeshtë”, tha ai.

Si do ta kuptojmë nëse do të nevojitet një dozë e tretë?
“Imuniteti pas dozës së dytë mund të rritet nga 210 ditë deri në një vit, sepse të dhënat tregojnë se ka përqendrim relativisht të dobët të antitrupave dhe sistemeve tona memorizuese, të paktën tetë muaj pas vaksinimit, por duke pasur parasysh trendin e parametrave, mund të pritet që të jetë më shumë se 10 muaj”, tha imunologu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button