Taravari nga ASH: Të rikthehet projekti “Mirë se erdhe bebe” që prindërit të mos enden për një certifikatë lindje

Aleanca për shqiptarët nëpërmjet një kumtese për shtyp sot ka kërkuar të rikthehet projekti “Mirë se erdhe bebe”, i cili u siguronte prindërve të foshnjave të porsalindura u sigurohet certifikatë e lindjes nga autoritetet shtetërore 48 orë pas lindjes, njofton Portalb.mk.

“Në qershor të vitit 2017-të e nisëm projektin “Mirë se vjen bebe”, me të cilën mundësohej që të gjithë fëmijët e porsalindur në klinikat e gjinekologjisë dhe akusherisë në 17 vende të RMV-së, prindërit e fëmijës së lindur t’i marrin certifikatat e lindjes brenda 48 orëve.  Nuk shkuan as 6-7 muaj pasi u larguam nga qeveria dhe ky projekt fatkeqësisht u ndalua, nuk i dimë arsyet pse u ndalu, por kemi informata se shumica e prindërve mbasi u lind fëmija tash, kanë ankesa të mëdha sepse enden nëpër zyra të ndryshme të policisë, institucioneve të ndryshme, gati nga 2-3 javë derisa t’i sigurojnë certifikatat e lindjes për fëmijët e tyre”, tha sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili ka qenë Ministër i Shëndetësisë kur ky projekt është promovuar.

Ai tha se e pyesin Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe Qeverinë se pse ky projekt u anashkalua, u la mbas dore dhe pse nuk rikthehet.

“Insistimi ynë është që të rikthehet projekti që prindërit për sigurimin e certifikatave të lindjes mos enden dhe mos të maltretohen nëpër institucione të ndryshme”, tha Taravari.

Ndryshe, Portalb.mk para një muaji, ndoqi nga afër regjistrimin e foshnjës. Nëse do të funksiononin siç duhet shërbimet elektronike, endjet nëpër sportele do të përfundonin me vetëm disa klikime në internet.

Në mungesë të shërbimit “Mirë se erdhe bebe”, i cili parashikon që brenda 48 orëve, Klinika për Gjinekologji ta regjistrojë foshnjën dhe t’i sigurojë certifikatë të lindjes nga shërbimet për Menaxhim me Librat Amë, qytetarët duhet që vetë të bëjnë regjistrimin e foshnjave. Gjithashtu, qytetarëve u duhet një sërë dokumentesh për t’i gëzuar të drejtat e tyre ligjore, pasi të jenë bërë prindër.

LEXO në lidhje me temën e shërbimeve elektronike:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button