4 persona janë lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Velipojë ku si pasojë e një shpërthimi bombole gazi në një hotel kanë mbetur të plagosur katër persona, mes tyre një i mitur.

Të plagosur kanë mbetur K. Gjoka 15 vjeç, D. Gjoka 19 vjeç, E. Gjoka  12 vjeç dhe A. Gjoka 40 vjeç.

Fillimisht ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë transportuar në spitalin e Ushtarak në Tiranë.

Kati i parë i hotelit është shkrumbuar nga flakët dhe shihet që ka dëme të shumta materiale, raporton Top Channel.

“Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia e Shkodrës.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button