RMV, a do të sjellë restrikcione varianti delta i KOVID-19?

Komisioni për Sëmundje Infektive nesër do të diskutojë nëse do të miratojë restrikcione të reja për shkak të shpërndarjes së variantit delta të virusit korona, njofton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se tanimë po bëhen analiza dhe po hulumtohet këtë lloj të virusit.

Komisioni, tha ministri, do të vlerësojë nëse do të bëhen testime për hyrje në Maqedoninë e Veriut.

“Duhet që të vlerësohet rreziku dhe të bisedohet nëse ajo është masa e vërtetë që të mbrohemi”, tha Filipçe.

Për momentin, vetëm për udhëtarët nga India vlen masa e karantinës 14 ditore, a për të tjerët hyrja nuk është e kushtëzuar.

Ndryshe, në 24 orët e fundit nga 2.760 të testuar janë infektuar 4 persona, 6 të tjerë janë shëruar, ndërkaq asnjë nuk ka ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV ka arritur në 155.710, të shëruarve 150.073, të vdekurve 5.486, ndërkaq për momentin ka 151 raste aktive.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button