Izraeli ka kryer sulme të reja ajrore në Gaza

Avionët luftarakë të Izraelit kryen sulme ajrore ndaj dy pozicioneve që i përkasin Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam, krahut ushtarak të Hamasit në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avionët luftarakë goditën dy pozicione të Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam prej të cilave njëra në jug të Gazës dhe tjetra në veri.

Në një deklaratë nga llogaria në Twitter e ushtrisë izraelite, thuhet se avionët luftarakë sulmuan një punishte armësh dhe një pozicion për lëshimin e raketave që i përkisnin Hamasit.

Po ashtu në deklaratë vihet në dukje se sulmi ajror është kryer në kundërpërgjigje të “balonave të zjarrit” që janë lëshuar nga Gaza në anën e Izraelit.

Nga Ministria palestineze e Shëndetësisë ende nuk është bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo humbje jete në sulm.

Avionët izraelitë edhe më 2 korrik goditën një pikë të Brigadave Izz ad-Din Al-Qassam.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button