EURO 2020, që në minutat e para të ndeshjes u përcaktua fituesi i përballjes mes Ukrainës dhe Anglisë

Ndeshjet çerekfinale në EURO 2020 u mbyllën me ndeshjen Ukrainë – Angli, ndeshje ku anglezët fituan me rezultat 0-4, transmetojnë Portalb.mk.

Në minutën e katërt shënoi anglezi Kane pas një pasimi të mirë nga Sterling, 0-1. Ndeshja e parë u zhvillua me disa aksione nga të dy ekipet, por asgjë serioze.

Minutat e parë të pjesës së dytë i mundësuan anglezëve të ndryshojnë rezultatin në 0-2, pasi Maguire shënoi me kokë. Kane në minutën e 50-të shënoi përsëri, por tani me kokë.

Henderson në minutën e 63-të arriti të shënojë për rezultat 0-4.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër ekipit të Danimarkës, ndeshje gjysmëfinale që do të luhet më 7 korrik duke filluar nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button