fbpx

Kështu do të funksionojnë shkollat në Maqedoninë e Veriut prej shtatorit, bazuar në Protokollin e miratuar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bazuar në vendimi ne Qeverisë qe viti shkollor 2021/22 të zhvillohet me prani fizike, ka hartuar Protokoll që përcakton mënyrën e funksionimit të shkollave në 38 pika, transmeton Portalb.mk.

Që në ditën e parë nxënësit do të njoftohen me udhëzimet për mbajtjen e distancës dhe respektimin e rregullave tjera shëndetësore.

Të gjitha hyrje/daljet e shkollave do të jenë në funksion, ndërsa do të ketë orar të publikuar që e rregullon lëvizjen e nxënësve. Në pikën 6 sqarohet që dezinfektimi i duarve dhe maskat do të jenë të detyrueshme gjatë hyrjes për çdo nxënës dhe mësimdhënës, për çka do të ketë mësimdhënës kujdestar në hyrje të shkollës. Mësimdhënësit do të duhet maskat t’i mbajnë edhe gjatë qëndrimit në zyrën e arsimtarëve.

Hyrja në shkollë do të lejohet për prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta, ose për ndonjë rëndësi të veçantë, kufizim që do të vlejë edhe për zyrtarët tjerë. Megjithatë takimet me prindërit duhet të zhvillohen përmes telefonit ose aplikacioneve online.

Nëse nxënësi vjen me transport të organizuar, dhe në hyrje të shkollës do t’i shfaqet temperaturë mbi 37.4oC, ai nxënës do të kthehen mbrapa. Temperatura i matet edhe mësimdhënësit, që në rast e tejkalon atë shkallë, do të udhëzohen për te mjeku amë. Te mjeku amë do të udhëzohen të shkojnë edhe nxënësit me simptoma, por paraprakisht do të sistemohen në një vend të izoluar në shkollë deri në momentin kur të vijnë prindërit ta marrin.

Në pikën 36 të protokollit sqarohet rasti kur një nxënës gjatë qëndrimit në shkollë kuptohet se është i infektuar. Ai duhet të sistemohet në një hapësirë të izoluar, ndërkohë drejtori i shkollës duhet të njoftojë Qendrën për shëndet publik, ndërsa për marrjen e aktiviteteve duhet të dorëzojë në komunë raport.

Protokolli rekomandoi që nxënësit me sëmundje tjera kronike mos të vijnë në shkollë.

Dritaret në shkolla duhet të jenë të hapur nëse lejojnë kushtet, ndërsa ndalohet përdorimi i klimave dhe ventilatorëve. Ndërkohë kërkohet që në shkollë të ketë edhe detergjent për larjen e duarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button