Deri më 1 shtator do të jetë i kufizuar komunikacioni në dy segmente rrugore në Maqedoninë e Veriut

Shoferët e automjeteve transportuese duhet të kenë parasysh se në segmentet rrugore Gostivar – Kërçovë dhe Dibër-Hanet e Mavrovës-Gostivar do të ketë kufizime deri më 1 shtator të këtij viti për qarkullimin e tyre, transmeton Portlab.mk.

“Në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë është i ndaluar qarkullimi i automjeteve transportuese për ditët e premte nga ora 15:00 deri më 22:00, të shtunave nga ora 07:00 deri më 12:00 dhe nga ora 18:00 deri më 24:00 dhe të dielave nga ora 07:00 deri më 22:00”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia sqaroi që edhe në segmentin tjetër rrugor janë vendosur sinjalizime ku tregohet se si është i rregulluar komunikacioni në atë pjesë.

“Regjimi i ndryshuar nuk i përfshinë automjetet transportuese të cilët transportojnë naftë dhe derivate të naftës, kulturën e drithërave, prodhime të cilat prishen shumë lehtë dhe prodhime të hortikulturës”, deklarojnë nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button