Shteti i RMV-së vazhdon të tallet, duke i dërguar pas vdekjes shkresën që nuk ia kishte dërguar sa ishte gjallë, reagoi opozita për rastin e Toni Sali

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me riaktualizimin e rastit të Toni Sali, i riu i cili ndërroi jetë në raste të panjohura, por i njohur më shumë për përpjekjet e shumta për të marrë shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Askush nuk arriti ta konfirmojë nga çka vuante, pasi nuk kishte shtetësi dhe si pasojë as sigurim shëndetësor dhe as kartelë shëndetësore. Për të mos mjaftuar kjo, institucionet, pas më shumë se një muaji vendosën edhe të tallen me të riun që gjithë jetën ishin tallur duke e endur nëpër institucione dhe duke e lënë si të huaj në tokën e tij”, deklarojnë nga Aleanca.

Ata përkujtojnë se Toni Sali kishte lindur dhe ishte rritur në Maqedoninë e Veriut, ku më 26 maj të këtij viti kishte ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

“Së fundmi komisioni i shkallës së dytë, ka sjellë vendim që rastin e Tonit ta kthejë për shqyrtim në Drejtorinë e Librave Amë, sikur ai të ishte gjallë. Kjo është jo vetëm papërgjegjësi, por edhe tallje. Gjithë opinioni dëgjoi dhe u tmerrua nga mënyra e vdekjes së Toni Sali, vetëm shteti vazhdon të tallet, duke i dërguar pas vdekjes, shkresën që nuk ia kishte dërguar sa ishte gjallë”, deklarojnë nga Aleanca, duke theksuar se se një ndër arsyet që i riu nuk ka mundur të fitojë shtetësinë, ka qenë insistimi i Drejtorisë që të pranojë si baba biologjik një person që nuk e kishte baba në të vërtetë, ndërsa ia mohonin babain biologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button