Çfarë pritet nga presidenca sllovene me BE-në? Kujdes dhe kundërthënie!

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Malinka Ristevska Jordanova

Fillon presidenca sllovene e Bashkimit Evropian – për herë të dytë që kur vendi u bë anëtar i Unionit. Duke qenë se ky është vend nga rajoni me të cilin kishim një histori të përbashkët, në kushte të tjera do të kishim pritshmëri të mëdha nga këta gjashtë muaj. Megjithatë, seria e dështimeve për të hapur negociatat me Maqedoninë na mëson të jemi më të përmbajtur në parashikimet tona, veçanërisht për shkakun që presidencat nuk janë të plotfuqishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje që zgjidhen me konsensus. Sidoqoftë, për çështje të tilla, veçanërisht në fushën e politikës së jashtme, presidencat mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Është fakt se, ndryshe nga programi i presidencës Portugeze, Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së janë ndër prioritetet e presidencës sllovene. Programi shpreh qartë idenë edhe se Presidenca “do të përqendrohet në miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”. Sllovenia gjithashtu planifikon të mbajë një samit BE-Ballkan Perëndimor në tetor.

Sa i përket vazhdimit të punës bazuar në propozimin portugez, këtu gjërat janë paksa të ndryshme. Në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të Portugalisë, Gjermanisë dhe Sllovenisë, përveç që theksohet puna e palodhshme e dy presidencave të fundit për të “arritur kompromis”, u shpreh gatishmëria e Sllovenisë për “të vazhduar përpjekjet e saj dhe për të mbështetur atë që është arritur deri më tani” .
Megjithatë, nuk ka njoftime më të hollësishme nga përfaqësuesit sllovenë se si ata synojnë të vazhdojnë punën. Tani për tani, ka njoftime se presidenti slloven Pahor dhe ministri i jashtëm Logar do të vizitojnë Bullgarinë. Ajo që vërehet në deklaratat sllovene deri më tani është kujdes. Mbase nuk duhet të presim gabime katastrofale si ato të fundit nga sekretarja shtetërore për çështje evropiane e Portugalisë e cila gjuhën maqedonase e quajti “maqedonase veriore” dhe që dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare, kështu që atë duhej ta korrigjonte shefi i saj – ministri i jashtëm i Portugalisë.
Ministri i jashtëm Slloven Logar për momentin thekson se negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë duhet të fillojnë dhe se rezervat e një shteti anëtar duhet të “eliminohen”.

Në lidhje me rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, non-pejperët  e publikuar kohëve të fundit, megjithëse zyrtarisht e pakonfirmuar, nxisin ndryshim në kufijtë e rajonit paralajmëron kujdes. Kjo duket të jetë plotësisht e kundërt me paralajmërimin e Ministrit të Jashtëm Slloven me rastin e bllokadës Bullgare të negociatave të vendit tonë – për të mos hapur “Kutinë e Pandorës”.

Përndryshe, Programi i presidencës sllovene është grupuar në katër prioritete:
1) rezistenca, rimëkëmbja dhe autonomia strategjike e BE;
2) Konferenca për të ardhmen e Evropës;
3) Mënyra evropiane e jetës, sundimi i ligjit dhe kritere të barabarta për të gjithë;
4) BE e besueshme dhe e sigurt, e aftë të sigurojë siguri dhe stabilitet në fqinjësinë e saj. Duket pa befasi të mëdha dhe vazhdimësi me presidencat e mëparshme.

Megjithatë, le të shohim fotografinë më të madhe. Fillimi i presidencës sllovene ndiqet në mediat evropiane me një dozë rezerve dhe shfaqjet e kryeministrit Jansha po shkaktojnë kundërthënie.

Janez Jansha, kryeministri i Sllovenisë

Analistët e kujdesshëm tashmë po e interpretojnë formulimin e programit “kritere të barabarta për të gjithë” në kontekstin e kritikave të shpeshta nga qeveria sllovene për zbatimin e “standardeve të dyfishta” nga BE sa i përket sundimin e të drejtës. Kritikat që Sllovenia po i pranon gjithnjë e më shumë në lidhje me kufizimin e lirisë së medias, por edhe përgjigjet nga pala sllovene, po bëhen një pyetje e nxehtë. Jansha duke qenë i afërt me Orbanin, mbrojti ligjin hungarez, i cili interpretohet gjerësisht si anti-LGBT në Bruksel. Tashmë ka shkëndija midis kryeministrit slloven dhe nënkryetarit të KE Timermans. Një debat i nxehtë njoftohet në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku Jansa pritet së shpejti. Sigurisht, kritikat vijnë më shumë nga grupe politike që nuk i përkasin qeverisë sllovene – veçanërisht nga Liberalët dhe Social Demokratët. Për konservatorët – PPE, të cilit i përket  SDS e Janshës, debati, siç pritej, është i brendshëm.

Në konstelacione të tilla politike, është e mundur që çështja e hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë të mos mbetet imune ndaj ndikimeve të partive politike. Afërsia e partisë maqedonase të opozitës VMRO-DPMNE me Partinë Demokratike Sllovene të Janshës është e njohur mirë. Sidoqoftë, veçanërisht në kushte të tilla, do të jetë e nevojshme të konsolidohen pozicionet maqedonase në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga përparësia e paralajmëruar sllovene e miratimit të kornizës negociuese për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

LEXO: Asgjë e re për Ballkanin Perëndimor as këtë qershor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button