Partia Demokratike e Kosovës e zgjodhi Memli Krasniqin kryetar partie

Partia Demokratike në Kosovë në Konventën e organizuar sot ka zgjedhur kandidatin e vetëm, Memli Krasniqin në pozitën e kryetarit të partisë, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën për media ai sqaroi që do të vazhdojë plotësimi i strukturave partiake edhe në nivele tjera, duke theksuar që pjesë e saj pritet të jetë përsëri edhe Vlora Çitaku. Ai gjithashtu theksoi që nuk do të ketë barriera në bashkëpunimin me mediat.

Konventa u organizuar si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, kur Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë në Kosovë e siguroi shumicën parlamentare e vetme.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, PDK-ja mori pjesë në krye me ushtruesin e detyrës, Enver Hoxhaj, pasi paraprakisht kryetari i partisë, Kadri Veseli, dha dorëheqje pasi u ftua nga Gjykata Speciale për krime lufte. Hoxhaj gjithashtu ishte kandidati i parë që e zyrtarizoi kandidaturën për kryetar partie, por ditëve të fundit e ka tërhequr kandidaturën.

Memli Krasniqi mund të llogaritet kryetar i tretë i kësaj partie pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button