Një herë i rrethuan me beton, e pas reagimeve të qytetarëve i liruan pemët përgjatë bregut të lumit në Shkup

Në bregun “13 Nëntori” në qendër të Shkupit, disa drunjë u rrethuan me beton dje. Shumë shpejtë pas reagimeve të ashpra në rrjetet sociale, shërbimet e qytetit dolën në terren dhe me aparate të forta e gërmuan betonin dhe shtuan dhe përreth drunjve, raporton RM, përcjell Portalb.mk.

Betonizimi i pemëve nxiti reagime të ashpra të qytetarëve dhe aktivistëve për mbrojtjen e gjelbërimit, të cilët kërkuan nga kryetari Petre Shilegov të kontrollonte punën e kontraktuesit dhe qëndrimin ndaj pemëve.

Ata u kujtuan autoriteteve të qytetit për premtimet e dy vjet më parë se do të punonin për të liruar pemë të rritura dhe cilësore, të bllokuara nga aktivitete joprofesionale të ndërtimit në vendet publike.

Punimet nga Qyteti i Shkupit (Radio Mof)
Punimet nga Qyteti i Shkupit (Radio Mof)

Ndryshe, aktualisht po realizohet rindërtimi i shtegut nga ura “Liria” afër hotelit “Holidej in” e deri te Ura e Gurit. Po rregullohet sipërfaqe prej rreth 12,500 metra katrorë, për të cilën janë ndarë 88,6 milion denarë.

Punimet nga Qyteti i Shkupit (radiomof)
Punimet nga Qyteti i Shkupit (radiomof)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button