RVMV, deri në ora 22 dje kemi krijuar termine për vaksinimin masiv të qytetarëve, arsyetohet Ministria duke paralajmëruar edhe ardhjen e vaksinave të reja

Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi ardhjen e vaksinave të reja Pfizer dhe Sputnik V, ndërkohë i paralajmëroi qytetarët që të presin mesazhe për orarin e vaksinimit, transmeton Portalb.mk.

“Terminet për vaksinim janë krijuar mbrëmë deri në ora 22, dhe që të mos shqetësohen qytetarët vonë duke dërguar mesazhe, të njëjtat dërgohen edhe ditën”, deklarojnë nga ministria në lidhje me sistemin Termini Im për qytetarët që kanë aplikuar në faqen vakcinacija.mk.

Paralajmërohet që njoftimi mund të vjen direkt në telefon ose përmes e-mailit, ndërkohë theksuan se “këtë periudhe do të arrijnë dërgesë shtesë për vaksinat që janë blerë drejtpërdrejtë nga Pfizer, Sputnik dhe vaksinat e blera përmes mekanizmit Kovaks”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button