RMV, reformat dhe ligje me rëndësi për eurointegrimin e vendit mbeten labirinteve të institucioneve

Shumë ligje, të cilat janë premtuar madje me vite, mbesin labirinteve të institucioneve shtetërore. Kjo për shkak të mungesës së vullnetit politik apo për shkaqe të tjera të (pa)arsyeshme që nuk japin shpjegime të qarta për zvarritje. Ligji për gjyqtarët dhe prokurorët, Ligji për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, ndryshimet dhe plotësime në Kodin Penal në drejtim të plotësimit të veprave penale me dispozita për mbrojtjen e gazetarëve nga sulmet gjatë kryerjes së detyrave të tyre si dhe përgatitja e analizës së lëndëve në rrezik për vjetërsim, janë disa nga çështjet e premtuara për tu realizuar në muajin që lamë pas, transmeton Portalb.mk.

Njëri prej ligjeve ishte planifikuar të miratohen ndryshimet në qershor deri në institucionin e fundit- Kuvendin – ai për Akademinë për gjyqtar dhe prokuror, por që akoma nuk ka përfunduar.

Qëllimet për të cilat u krijua Akademia për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik ishin forcimi i pavarësisë dhe autonomisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, veçanërisht përmes prezantimit të trajnimit fillestar për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë publik dhe rritjen e profesionalizmit dhe kryerjen cilësore të funksionit të gjyqësorit dhe prokurorisë, si përmes trajnimit fillestar ashtu edhe përmes zhvillimit të vazhdueshëm profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë kryerjes së funksioneve të tyre.

Me shpjegimin se reformat gjyqësore në kontekstin e procesit të integrimit evropian imponojnë nevojë të vazhdueshme për zbatimin e zgjidhjeve ligjore në përputhje me ligjin e BE-së, në shkurt 2015 u miratua Ligj i tretë i cili është i zbatueshëm në kohën e hartimit të këtij teksti, megjithëse gjatë vitit 2019, u formua një grup punues dhe u përgatit draft-tekst i ri i Ligjit për AGJPP, i cili është ende në fazën përfundimtare të miratimit përfundimtar.
Si rezultat i nevojës së theksuar për përmirësim dhe forcim të mëtejshëm të kapaciteteve të Akademisë, me ligjin aktual nga viti 2015, ndër të tjera, u bënë ndryshime në organizimin e brendshëm të këtij institucioni. Sidoqoftë, për shkak të plotësimit të pozicioneve të mangëta në sistemin e prokurorisë publike, në dhjetor 2015 me ndryshime ligjore u bë përjashtim nga kriteret e vendosura tashmë për pranimin, si dhe kohëzgjatjen e trajnimit fillestar, duke mundësuar kështu pranimin në trajnimin fillestar në një fazë – mësimdhënie teorike në kohëzgjatje prej nëntë muajsh të bashkëpunëtorëve profesionistë me përvojë të paktën pesë vjet pas kalimit të një provimi të avokatisë të marrë në gjykatë, prokurori ose avokat.

Një çështje tjetër që duhej bërë deri në qershor të këtij viti ishte forcimi i kapaciteteve të institucioneve kompetente për luftë efektive kundër korrupsionit, por që edhe kjo ka mbetur në vend-numëro. Lidhur me këtë çështje është paraparë të vazhdojë vendosja e përgjegjësisë për përgjimet e paligjshme, përfshirë përmes procedurave gjyqësore në kohë në lidhje me rastet e mëparshme të PSP-së. Disa nga këto çështje kanë filluar të marrin epilog, megjithatë disa lëndë tashmë janë vjetëruar.  Përgatitja e analizës së lëndëve në rrezik për vjetërsim, duket të jetë me vonesë, pasi katërmbëdhjetë të akuzuar në lëndën për mashtrim zgjedhor “Titanik”, të cilët PSP-ja i ngarkoi si përbërës të një grupi të shoqatës kriminale, nuk do të përgjigjen për këtë vepër penale pasi lënda u është vjetruar vitin e kaluar, shkroi “Prizma“ në një analizë.

Kjo do të thotë që ish-deputeti Ilija Dimovski, ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Biljana Brishkovska-Boshkovska, ish-kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond TemelkoMunir Pepiq dhe të tjerët do të qëndrojnë në bankën e të akuzuarve, por iu “minusohet” një vepër penaëe për të cilin fillimisht ishin të akuzuar.

Gjithashtu, në po të njëjtin muaj, qershor, ishte paraparë parandalimi i mosndëshkimit në rastet e frikësimit / kërcënimit ndaj gazetarëve. Në këtë drejtim, janë planifikuar ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal në drejtim të plotësimit të veprave penale me dispozita për mbrojtjen e gazetarëve nga sulmet gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Ministria e Drejtësisë në fund të majit deklaroi se pret që së shpejti të miratohen ndryshimet ligjore në Kodin Penal të cilat veç më janë dërguar në Qeveri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Aleksandar Vidinovski, deklaroi për Portalb.mk se propozimi për ndryshimet ligjore, ku bën pjesë edhe propozimi që sulmi ndaj gazetarëve të trajtohet si sulm ndaj një personi zyrtare, janë vendosur në regjistrin e rregulloreve dhe është çështje ditësh se kur do të miratohen nga ana e Qeverisë.

“Ndryshimet ligjore për Kodin Penal janë dërguar në Qeveri, janë vendosur në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik, ajo është pjesa ku më shumë palë të prekura mund të japin mendimet dhe vërejtjet e tyre se si eventualisht të përmirësohet ligji. Ai proces është në fund dhe pritet që së shpejti Qeveria ta votojë dhe ta dorëzojë në Kuvend, ku po ashtu pritet që të miratohet në mënyrë aklamative”, tha ai.

Fillimisht, u paralajmërua se ndryshimet do të gjenden para deputetëve në gjysmën e dytë të muajit maj. Por sipas Vidinovskit, procesi është ngadalësuar, pasi ka shumë palë të përfshira. Megjithatë në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik ENER shkruan se akoma nuk ka dalë në dëgjim publik.

Në këtë drejtim ishin paraparë edhe ndryshime dhe plotësime në Ligjin për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, por në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik ENER, ligji qëndron akoma i hapur dhe se nuk është miratuar.

Shumica e këtyre ndryshimeve janë kërkuar edhe nga Bashkimi Evropian dhe madje ka pasur edhe vërejtje në raportin e KE-së për vite me radhë. Vendi është duke bërë përpjekje në këtë drejtim dhe janë bërë edhe reforma në disa sfera, megjithatë akoma është larg legjislacionit të BE-së. Ngecjet dhe progreset që janë bërë, do të shënohen në raportin e ri të KE-së që pritet të dalë në muajt e fundit të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button