fbpx

RMV, protestuan romët para ambasadës çeke për shkak vrasjes, përkujtuan edhe rastin e Manastirit

Lëvizja Qytetare “AVAJA” ka marshuar sot duke protestuar kundër vrasjes së të riut rom në Çeki nga policia çeke, ndërkohë përkujtuan që akoma nuk ka epilog gjyqësor rasti i dhunës policore në Manastir, transmeton Portalb.mk.

“Sot një mijë qytetarë morën pjesë në protestën e organizuar për shkak vrasjes së të riut rom, Stanisllav Tomash nga Teplica (Çeki), i cili u vra brutalisht nga ana e zyrtarëve policor”, deklarojnë nga “Avaja”, duke sqaruar që marshi filloi nga shkolla fillore “Koço Racic” dhe vazhdoi te Ambasada e Çekisë në Shkup.

Avaja parashtroi dy kërkesa deri te autoritetet çeke: Hetime të pavarura për vrasjen e Stanisllavit dhe krijimin e Komisionit të pavarur për të zbulimin e shkeljeve të rregullave policore ndaj komunitetit rom.

“Nga brutaliteti policor në shtator të vitit 2020 në Manastir janë rrahur tre romë për çka akoma nuk ka epilog gjyqësor”, deklarojnë nga Avaja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button