RMV, deri të premten mund të aplikojnë të rinjtë deri 35 vjeç në Konkursin për UNESKO

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë deri më 9 korrik në Konkursin e UNESKO-s për profesionistët e rinj deri në moshën 32 vjeçare, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni nacional i UNESCO-s i R. së Maqedonisë së Veriut, informon se afati për dorëzim e fletëparaqitjeve në kuadër të thirrjes së hapur të UNESCO-s për Programin për profesionistë të rinj për vitin 2021 prolongohet deri më 9 korrik të vitit 2021”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, duke e marrë parasysh se mundësia fillimisht ka qenë deri më 30 qershor.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të rinjtë që e kanë të dokumentuar njohjen e anglishte ose frëngjishtes.

Komisioni nacional për UNESCO-n inkurajon të rinjtë, të cilët duan të aplikojnë në kuadër të thirrjes së hapur, nëse ata nuk posedojnë certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për njohjen e gjuhës angleze ose gjuhës frënge, të dorëzojnë një lloj tjetër të dokumentacionit (dëshmi) me të cilën konfirmohet njohja aktive e gjuhës angleze ose gjuhës frënge. Dokumentacioni tjetër i kërkuar i përmbajtur në thirrje mbetet i pandryshuar”, njoftojnë nga ministria.

Komisioni përkujtoi që do të bëj përzgjedhjen e 15 kandidatëve më të suksesshëm, të cilët do të dorëzohen për procesin e vlerësimit të mëtejshëm që do të zbatohet nga UNESCO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button