Afati i fundit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër ka kaluar, aneksi me kompaninë kineze “Sinohydro” duhet të shkojë në Parlament

Më 30 qershor të këtij viti, skadoi afati i dytë për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër, pjesë Korridorit rrugor 8. Aneksi shtesë i marrëveshjes për vazhdimin e ndërtimit të këtij seksioni të autostradës do të shkojë së pari në Parlamentin e RMV për miratim nga deputetët, përcjell Portalb.mk.

Meta.mk” të hënën i dërgoi pyetje deri te Ndërmarrja Publike për rrugë shtetërore në lidhje me datën e fundit për të cilën janë dakorduar me kompaninë kineze “Sinohydro” për përfundimin e ndërtimit të autostradës, si dhe kur mund të presim në Parlament Shtojcën për zgjatje të afatit të fundit për ndërtimin e seksionit të gjatë 57 km.

Nga NP për rrugë shtetërore shkurtimisht na u përgjigj në një bisedë telefonike se për momentin ata nuk kanë informacione për të ndarë me publikun. Drejtori Ejup Rustemi kohët e fundit në një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM tha se negociatat me kinezët “Sinohydro” janë në fazën e fundit dhe është përcaktuar që afati për përfundimin e punimeve të ndërtimit do të zgjatet deri më 31 dhjetor 2023.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski kah fundi i majit të këtij viti tha se kah fundi i vitit 2023 ose kah fillimi i vitit 2024 pritet lëshimi i zyrtar i pjesës së autostradës nga Kërçova në Ohër.

Ndërkohë, në Sistemin elektronik për prokurime publike është publikuar marrëveshja e nënshkruar ndërmjet NP për rrugë shtetërore dhe Instituti i ndërtimtarisë të Maqedonisë nga 17 qershori i këtij viti për mbikëqyrje për përfundimin e punëve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Mbi 507 milion denarë duke përfshirë TVSH-në (rreth 8.2 milion euro) do të ndahen për mbikëqyrje.

Përveç kësaj, kontrata me kompaninë që do të kryejë mbikëqyrjen thotë se ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër do të vazhdojë në 41 muajt e ardhshëm, nga të cilët 30 muaj janë planifikuar për ndërtim, dhe një afat i parashikuar shtesë prej 11 muajsh për vazhdimin e mundshëm të punimeve. Për fazën pas ndërtimit është siguruar një periudhë garancie prej 24 muajsh.

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër filloi në vitin 2014, por për shkak të lëshimeve serioze në dokumentacionin e projektit që rezultoi me nevojë për të rritur çmimin e ndërtimit dhe planifikimit shtesë të disa pjesëve të autostradës, afati fillestar për lëshim të autostradës në përdorim u zgjat për tre e gjysmë vjet, deri më 30 qershor 2021. Kjo datë është sërish tejkalua, me premtim se brenda rreth dy vjet e gjysmë ky segment përfundimisht do të ndërtohet.

Përndryshe, mbeti pa përgjigje pyetja nga “Meta.mk” se kush do të jetë përgjegjës për tejkalimin e dytë të afatit për ndërtimin e seksionit të autostradës së Korridorit 8, gjegjësisht nëse dhe çfarë masash do të merren kundër kontraktuesit për vonesën e punëve ndërtimore ose ndaj subjekteve të tjera të përfshira realizimin e autostradës Kërçovë-Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button