Të hënën do të fillojë vaksinimi i mësimdhënësve dhe të punësuarve në shkollat e Maqedonisë së Veriut

Duke filluar nga e hëna, Maqedonia e Veriut planifikon vaksinimin e mësimdhënësve dhe të punësuarve në shkolla, duke llogaritur që nga shtatori planifikohet procesi arsimor të vazhdojë me prani fizike, transmeton Portalb.mk.

“Informojnë se duke filluar nga e hëna do të vaksinohen të punësuarit në shkollat fillore dhe të mesme në vend”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata sqarojnë që ky vendim vjen për shkak planifikimit të vitit shkollor 2021/22 në hapësirat shkollore, ndryshe prej vitit të kaluar shkollor që u zhvillua kryesisht online.

“Javën e ardhshme do të fillojë regjistrimi i terminëve edhe për vaksinimin e të punësuarve në arsimin e lartë”, paralajmërojnë nga ministria.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 29 qershor në seancën e 83-të i pranoi planet për mbajtjen e mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm, në pajtim me vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) me hapjen e serishme të shkollave në vitin shkollor 2021/2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button