EURO 2020, italianët dhe belgët i matën forcat, kuptohet kundërshtari i Spanjës për në gjysmëfinale

Belgjika dhe Italia zhvilluan ndoshta çerekfinalen më të vështirë në EURO 2020, por italianët fituan me rezultat 1-2, duke i mundësuar kualifikimin në gjysmëfinale, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e 13-të shënuan italianë përmes Bonuchit, por goli u anulua për shkak pozitës jashtë loje nga ana e golashënuesit. Barela shfrytëzoi hapësirën më të vogël dhe pakujdesinë e mbrojtjes për të shënuan në minutën e 30-të për italianët.

Në fundin e pjesë së parë, Isnigne dyfishoi epërsinë përmes një supergoli nga distanca, 0-2. Megjithatë pjesa e parë mbaroi me rezultat 1-2, pasi Lukaku shënoi përmes penaltisë.

Në minutën e 61-të Lukaku nuk arriti të shfrytëzojë një mundësi të pastër për të shënuar pa portierin në portë, ashtu që rezultatin ngeli 1-2.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Spanjës në gjysmëfinale, ndeshje e cila do të luhet më 6 korrik duke filluar nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button