Berlusconi: Dua kampionatin dhe Ligën e kampionëve

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është treguar tejet optimist para derbit ndaj Interit, aq optimist sa që edhe mendon se klubi i tij mund ta fitojë titullin në Serie A këtë sezon.
Përkundër startit katastrofik, Rossonerët fituan pesë nga shtatë ndeshjet e fundit dhe janë në rrugë të mirë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por me kaq nuk mjaftohet Berlusconi.

“Titulli është luftë e Juventusit, Napolit dhe ekipit tim. Ne jemi në vendin e tretë dhe mund të shkojmë edhe më lart. Ne jemi lënë jasht garës menjëherë pas javës së parë. Disa kanë thënë se edhe do të vuajmë që të qëndrojmë në elitën e futbollit italian”.

“Dhe në shtypin sportiv, shumë ngjyrë dhe letra janë harxhuar për vendimin tonë për rindërtimin e ekipit dhe fokusin në lojtarët e rinj. Unë dua të fitoj këtë sezon edhe Serie A edhe Ligën e Kampionëve dhe nuk jam i kënaqur me vendin e tretë”, ka deklaruar Bersluconi për Il Corriere dello Sport. 

Lajme të ngjashme

Back to top button