Kushtetuesja shfuqizoi pronësinë e Bashkisë së Tiranës mbi teatrin

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë të premten ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ta kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës pronën e Teatrit Kombëtar, shembja e të cilit acaroi marrëdhëniet e artdashësve me autoritetet shqiptare dhe pati jehonë përtej Shqipërisë për mënyrën se si ishte zbatuar një veprim i tillë, transmeton REL.

Gjykata Kushtetuese e vlerësoi veprimin e Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës si antikushtetues dhe kërkoi pezullimin e menjëhershëm të ligjit dhe vendimeve përcjellëse rreth ndërtimit të godinës së re të teatrit, sipas njoftimit të saj.

Gjykata Kushtetuese mori këtë vendim gati një vit pasi Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e kishte paditur Qeverinë Rama në maj të vitit 2020 me kërkesën për të shqyrtuar ligjshmërinë e veprimeve të kryeministrit Rama dhe kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Velijaj për të rrënuar godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar në përpjekje për ta revitalizuar atë pronë në përputhje me planin e ri urbanistik të Tiranës të dy liderëve socialist.

Në vendimin e të premtes, Gjykata Kushtetuese theksoi se kishte shfuqizuar edhe ligji për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar. Ky ligj, i cili ka paraparë procedurë të veçantë për vlerësimin, negociimin dhe kontratën për objektin e ri të Teatrit kombëtar, është gjetur në kundërshtim me Kushtetutën.

Gjykata Kushtutuese po ashtu ka gjetur shkelje të Kushtetutës edhe në rrëzimin e kërkesës për të shfuqizuar vendimin rreth shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.

Çështja e godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë ishte përshkuar me protesta dhe kishte ngjallur debat të nxehtë në Shqipëri.

Ajo ishte shembur në shpërfillje të një dialogu të brendshëm mes artdashësve, artistëve e shoqërisë civile dhe autoriteteve qeveritare, duke nxitur reagime të ashpëra brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfshirë nga Komisioni Evropian që atëbotë e kishte quajtur shembjen si mundësi të humbur nga palët për të gjetur një zgjidhje kompromisi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button