fbpx

EURO 2020, mbaroi ndeshja e parë çerekfinale mes Zvicrës dhe Spanjës, shënoi Shaqiri

Sonte filloi faza e çerekfinaleve në EURO 2020 përmes ndeshjes mes Zvicrës dhe Spanjës, e cila mbaroi me rezultat 1-1 në kohën e rregullt dhe në vazhdime, ndërsa penalltitë (1:3) mundësuan kualifikimin e Spanjës, transmeton Portalb.mk.

Në minutën e tetë të ndeshjes spanjollët kaluan në epërsi pasi zvicerani Zakaria devijoi goditjen e Albës, duke mundësuar ndryshimin e rezultatit, 0-1. Pa raste tjera konkrete dhe mundësi serioze, me këtë gol mbaroi edhe pjesa e parë e ndeshjes.

Zakaria ishte afër për të shënuar në minutën e 56-të të ndeshjes, por nuk u tregua tepër i saktë përmes goditjes me kokë. Në minutën e 64, një aksion i bukur i Zvicrës nuk arriti të mbarojë në gol, por në minutën e 68-të, Xherdan Shaqiri e dënoi ekipin spanjoll duke shënuar pas një keqorganizimi të mbrojtjes.

Gjyqtari në minutën e 77-të e ndëshkoi me karton të kuq direkt futbollistin zviceran Freuler pas një ndërhyrjeje ndaj futbollistit spanjoll, mungesë e cila i kushtoi shumë ekipit zviceran në vazhdime. Megjithatë, përkundër përpjekjeve spanjolle, edhe dy pjesë e vazhdimeve mbaruan pa gola, 1-1.

Në serinë e penalltive pati shumë gabime, nga spanjollët gabuan Busquet dhe Rodri, ndërsa Schaer, Akanji dhe Vargas për Zvicrën.

Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me fituesin e ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Belgjikës, ndeshje e cila do të fillojë sonte prej orës 21:00

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button