fbpx

Maqedonia e Veriut vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që zotohet se do të braktis qymyrin deri në 2030

Maqedonia e Veriut u bë anëtare e Aleancës PPCA (Powering Past Coal Alliance) gjatë javës së Veprimit klimatik në Londër. Së bashku me Spanjën, deri në 2030, vendi është zotuar të braktisë prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri, kanë lajmëruar elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Vendimi i Maqedonisë së Veriut për t’iu bashkuar klubit të vendeve evropiane që do të ndërprenë e qymyrit deri në vitin 2030 e thekson faktin se Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike është bërë normë për vendet evropiane,” tha Mahi Sideridu, drejtor ekzekutiv i “Evropa pa qymyr”. Ai shtoi se hyrja e Maqedonisë Veriore në këtë grup është veçanërisht e rëndësishme, sepse është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që u zotua për braktisjen e qymyrit.

Tranzicioni energjetik i vendit është një nga prioritetet e Qeverisë dhe SHA EMV dhe Plani strategjik energjetik është një nga pikat e Veprimit 21 dhe Planit i intervenimit për investime 2021-2027, kujtojnë EMV. Ata shtojnë se muajin e kaluar EMV nënshkroi marrëveshje për partneritet publik-privat për ndërtimin e një centrali fotovoltaik 100 megavat në Osllomej me vlerë 70 milion euro, i cili është një nga investimet më të mëdha në energjetikë, përkatësisht në burime të rinovueshme për prodhimin e energjisë elektrike.

“Në të njëjtën kohë, ndërtimi i dy centraleve të tjera fotovoltaike prej 20 MW është në fazë tjetër të realizimit, me çka zëvendësohet plotësisht prodhimi i energjisë elektrike të qymyrit në Osllomej. Ky është shembulli i parë në Evropën Juglindore, për të cilin Komuniteti Evropian për energjetikë ka dërguar një letër mbështetjeje”, tha EMV.

Sa i përket Parkut të erës në Bogdanci, projekti për rritjen e kapacitetit të tij të prodhimit në 50 megavat është duke u zhvilluar, ndërsa parku i erës do të ndërtohet edhe afër Miravcit. Sipas të gjitha organizatave përkatëse ndërkombëtare, Maqedonia e Veriut është në krye të listës së vendeve në rajon sipas rritjes së burimeve të rinovueshme të energjisë. Vetëm vitin e kaluar, prodhimi i energjisë BRE në vend u rrit në 827 megavat, që është rritje prej 10,1%.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill janë shfrytëzuar 431 145 ton qymyr, kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike, duke theksuar që shumica e energjisë elektrike që prodhohet vjen nga termocentralet që shfrytëzojnë qymyrin si lëndë të parë.

Bashkimi Evropian njoftoi një marrëveshje të përkohshme për të ulur emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë me 55% deri në vitin 2030 në bllokun me 27 vende anëtare. Synimi për vitin 2030 është pjesë e një objektivi më të madh për ta bërë BE-në neutrale nga karboni para vitit 2050.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button