VMRO – DPMNE me rezolutë për mbrojtje të pozicioneve maqedonase në negociatat me Bullgarinë

VMRO – DPMNE do të dorëzojë rezolutë në Kuvend në të cilat janë definuar dhe mbrojtur pozicionet maqedonase në kontestin me Bullgarinë, paralajmëroi sot lideri partiak, Hristijan Mickoski. Mickoski në konferencë për media tha se teksti i rezolutës në të cilën duhet të dalë konsensus nacional, mbrojtje për të gjitha sulmet dhe tentimeve për manipulim, nuk është vepër autoriale për VMRO – DPMNE – në, por është definuar nga ASHAM dhe USHKM, transmeton Portalb. mk.

Ai i bëri thirrje pushteti ta pranojë, ndërsa nëse nuk e bën atë, vetëm do të tregojë, siç theksoi, se negocion për identitetin.

“Nëse LSDM thotë se identiteti maqedonas është i mbrojtur, atëherë duhet ta pranojë këtë tekst. Institucionet më të larta shkencore në Maqedoni e kanë dhënë këtë tekst si reflektim të tyre për kontestin me Bullgarinë. Ta mbështesim bashkarisht në Kuvend sepse ky dokument duhet të jetë mbipartiak, të marrë mbështetje shoqërore. I njëjti dokument është prodhim i ASHAM dhe universitetit më të vjetër universitetit “Shën Kirili dhe Metodij”, ndërsa është mbështetur nga KOM – AO Justinijan Prima. Nëse pushteti nuk e mbështet këtë rezolutë apo na sulmon sepse kemi përcaktuar qartë linjat pas të cilave duhet të marrim mbështetje shoqërore, ndërsa ato linja nuk i ka përcaktuar VMRO – DPMNE, por institucionet më të larta shoqërore, si ASHAM dhe USHKM atëherë Zoran Zaev dhe LSDM do të vërtetojnë se negociojnë për identitetin maqedonas”, theksoi Mickoski.

Sipas tij, nevojitet sjellje e mençur dhe e përgjegjshme ndaj popullit të tij, identitetit të tij dhe ardhmërisë sonë të përbashkët.

“Negociatat të zhvillohen në bazë të barabartë dhe principiele, me respektimin e detyrueshëm të të drejtës ndërkombëtare, pa asnjë kushtëzim nga njëra apo tjetra palë dhe me respektim të dinjitetit të popullit maqedonas, të respektohen pa rezervë gjetjet e shkencave maqedonase shoqërore, humane dhe kulturore në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe kontinuitetit të tij historik, gjuhësor, kulturor dhe religjioz”, tha mes tjerash Mickoski.

Në nëntor të vitit 2020, Bullgaria bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja nuk e konteston identitetin maqedonas pas vitit 1945, por kërkon nga Shkupi që të pranojë se gjuha dhe identiteti, para kësaj periudhe, kanë pasur “rrënjë bullgare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button