Han: Mosfillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mossukses i BE-së

Mosfillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për qasje drejt Bashkimit është mossukses i qartë i Unionit, tha ish eurokomesari për zgjerim, Johanes Han në fjalimin e tij në panel – diskutimin “Rivendosja e sinergjisë mes SHBA-së dhe BE-së drejt Ballkanit Perëndimor”, e cila sot mbahet në Ohër në kuadër të Forumit të Prespës, transmeton Portalb.mk.

Han, emri i të cilit është i lidhur me politika kyçe të zgjerimit të Unionit, ndërsa tash është kompetent për buxhetin, ka shprehur keqardhje për atë hap duke theksuar se Komisioni Evropian miratoi shumë raporte për rezultatet e dy vendeve.

“U tha shumë për mosaftësinë e BE-së t’i fillojë negociatat për qasje drejt Unionit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Dhe është e qartë se nuk kam çfarë të them në lidhje me këtë. Ky është mossukses i qarta nga ana jonë dhe ndjejmë keqardhje se jemi aty dhe pse është ashtu. Është e qartë dhe e vërtetuar se KE miratoi shumë raporte se këto vende kanë arritur rezultate dhe çdoherë kemi thënë pasi ato të arrijnë rezultate, duhet edhe ne të arrijmë rezultate dhe ne këtë nuk e kemi bërë deri më tani. Për këtë, shpresoj se presidenca sllovene, edhe pse gjashtë muaj është kohë e shkurtër, por në politikë ndonjëherë mund edhe të jetë mjaftueshëm për t’u arritur diçka”, tha Han.

Ai vlerëson se politikanët janë ata të cilët duhet të miratojnë vendime dhe jo ekspertët dhe shkencëtarët.

“Ekziston mënyrë nëse politikanët janë ata të cilët i miratojnë vendimet, nëse ua lëmë ekspertëve dhe shkencëtarëve nuk do të ketë rezultate. Por, kompetenca kyçe e politikanit të mirë edhe udhëheqësit të mirë, siç pamë në Prespë, është të arrijë marrëveshje, kompromis, e cila është situatë fituese për të gjithë. Të kihet kompromis do të thotë të tregohet udhëheqësi, sepse në njërën anë mbron disa pozicione, ndërsa nga ana tjetër kanë interes nëse gjendet zgjidhje”, tha Han.

Duke folur për atë se çfarë mund të bëjnë SHBA dhe BE, ai theksoi se duhet të investojnë në zhvillimin ekonomik, por nuk duhet të lihet anash pjesa e sundimit të së drejtës.

Si përgjegjës për buxhetin e BE-së, Han theksoi se për rajonin janë ndarë 9 miliardë euro mjete të pakthyeshme dhe 20 miliardë për kredi.

LEXO: Kryeministrat e rajonit të zhgënjyer me BE-në: Të përforcojmë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

LEXO: Në Ohër po mbahet konferenca ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”
LEXO: Palmer i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në rajon: Kur liderët politik vjedhin qytetarët e tyre, përhapet pabarazia dhe bie besimi te qeveria
LEXO: “Forumi i Prespës”: Autoritet të mos kritikojnë mediat dhe sektorin civil
LEXO: Eurodeputetja Fajon për veton bullgare: Është egoiste dhe e rrezikshme që një vend ta rrezikoj ardhmërinë e një vendi tjetër
LEXO: Carovska: me krijimin e miqësive, të rinjtë e shndërrojnë Ballkanin Perëndimor në një familje evropiane
LEXO: “Prespa Forum”: Mirënjohje speciale për Erhard Busek
LEXO: Zaev – Cipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në që t’i mënjanojë pengesat për integrimin evropian të RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button