Kryeministrat e rajonit të zhgënjyer me BE-në: Të përforcojmë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, sot gjatë panelit të mbajtur në kuadër të Forumit të Prespës, kanë shprehur zhgënjimin e tyre ndaj BE-së, e cila nuk ka përmbushur premtimet që ka bërë ndaj vendeve të Ballkanit. Në këtë drejtim, ata porositën se megjithëse BE mbetet alternativë e vetme për rajonit, ata duhet të zhvillojnë edhe më tej bashkëpunimin mes vete, shkruan Portalb.mk.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi se rajoni duhet të vazhdojë të ecë drejt eurointegrimeve. Të vazhdojë me zbatimin e reformave, me përmirësimin e standardeve, por nuk varet nga ne nëse BE do ta miratojë atë vendim që e presim por.

“Ne nuk e kemi zgjedhur këtë rrugë për asgjë tjetër, por për vullnetin tonë të fortë. Ajo është rruga e vetme për ne. Dhe nuk bëhet fjalë që të paketohen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të vendosen në anije dhe të dërgohen në Evropë. Bëhet fjalë për ndërtim këtu në shtetet tona, në vendet tona, që funksionojnë si çdo shtet anëtar tjetër i Bashkimit Evropian dhe më pas, a do të jemi apo jo pjesë e saj nuk varet nga ne, nuk është në duar tona, ne nuk jemi ata që vendosim çfarë do qoftë në lidhje me atë. Por, ne mund të bashkëpunojmë në rajon, mund së bashku të nxisim që të përmirësohen gjërat, për përmirësimin e ekonomive tona, për krijimin e një hapësire më të madhe për sipërmarrësit tanë, për të rinjtë tanë, sepse vet dhe duke ia kthyer shpinën rajonit ne jemi shumë të vegjël, por së bashku jemi në masë të arsyeshme shumë të mëdhenj do të thosha”, theksoi Rama.

Sipas kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq tha se sa i përket anëtarësimit në BE, tani nuk bëhet fjalë për vlera evropiane, por për çështje bilaterale, duke përmendur këtu kontestin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Integrimi evropian në fund të fundit, çfarë do që të bëni, në fund vendimi i mbetet çdo vendi anëtar të BE-së të vendosë nëse do të shkoni përpara ose jo në integrim. Është një proces i ndërlikuar dhe po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar dhe më i komplikuar çdo ditë, siç e pamë me Maqedoninë e Veriut dhe duhet ta theksoj këtë. Më nuk bëhet fjalë për vlera evropiane, për përparim në fushat kyçe, ndërsa ato janë sundimi i së drejtës. Tani vendosen çështje bilaterale dhe atë jo çështje bilaterale në kuptim të zakonshëm, por çështje të gjuhës, interpretimit të linguistikës, historia dhe kështu më radhë. Ato janë çështje për të cilat nuk mund të kryeni asnjë ndikim, aspekte të tjera që e komplikojnë integrimin evropian”, tha Brnabiq.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë zhgënjimin për mos nisjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke theksuar se Kosova ka përjetuar diçka të tillë me mosliberalizimin e vizave, megjithatë ai porositi se duhet të kemi durim dhe nuk duhet të ndërmarrim vendime të shpejta të cilat nuk i shërbejnë interesave as të shteteve tona, as qytetarëve të shteteve tona dhe të rajonit.

“Po, BE-ja është e ngadaltë, po BE-ja nuk është e unifikuar, megjithatë BE është shpresa jonë më e mirë dhe të jem i sinqertë, ajo është alternativa e vetme, jo vetëm sepse s’kemi zgjidhje, por sepse natyrshëm e kemi vendin aty. Gjashta e Ballkanit Perëndimor është pjesë e Evropës e rrethuar nga shtete të BE-së, ndajmë vlera të përbashkëta, kemi histori të përbashkët, kemi luftuar në luftëra të njëjta dhe ekonomitë tona janë të ndërlidhura. Në këtë mënyrë, në vend që të vazhdojnë të ndjehemi të frustruar nga ana e BE-së duhet të pyesim veten çfarë ardhmërie duam dhe çfarë bëjmë ne që të mbërrijmë aty, sepse në fund të fundit vet ne jemi larg përsosmërisë dhe nëse shohim brenda nesh do të kuptojmë se ne kemi shumë probleme. Ka luftë kundër autoritarëve dhe monopoleve kriminele dhe kundër cenimit të sundimit të së drejtës, mospranimit të historisë, të vërtetave historike dhe aktrimit se mund të ndërtojmë besim mes shoqërive dhe njerëzve tanë, nëse vetëm injorojmë se çfarë ka ndodhur, apo nëse shpresojmë se situata do të ndryshojë nëse refuzojmë ta pranojmë të vërtetën sa më gjatë të jetë e mundur”, deklaroi Kurti.

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se përpjekjet e përbashkëta të BE-së dhe SHBA-së për Ballkanin Perëndimor janë të një rëndësie thelbësore. Bashkimi Evropian duhet ta ridefinojë rolin e saj, përkatësisht të kthehet në rrënjët e saja.

“Vitin e kaluar, pas vendimit të marsit 2020 për fillim të negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, fatkeqësisht për shkak të pozicionit të Bullgarisë nuk u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare  Vendimi për mos mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ishte shumë zhgënjyese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ky është një mossukses i madh i politikës për zgjerim të Bashkimit Evropian dhe porosi e keqe për rajonin, BE nuk e përmbushi premtimin e saj”, tha Zaev.

Diskutimin e plotë mund ta ndjekni në këtë link.

LEXO: Në Ohër po mbahet konferenca ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”
LEXO: Palmer i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në rajon: Kur liderët politik vjedhin qytetarët e tyre, përhapet pabarazia dhe bie besimi te qeveria
LEXO: “Forumi i Prespës”: Autoritet të mos kritikojnë mediat dhe sektorin civil
LEXO: Eurodeputetja Fajon për veton bullgare: Është egoiste dhe e rrezikshme që një vend ta rrezikoj ardhmërinë e një vendi tjetër
LEXO: Carovska: me krijimin e miqësive, të rinjtë e shndërrojnë Ballkanin Perëndimor në një familje evropiane
LEXO: “Prespa Forum”: Mirënjohje speciale për Erhard Busek
LEXO: Zaev – Cipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në që t’i mënjanojë pengesat për integrimin evropian të RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button