RMV, dje janë aplikuar 14.615 vaksina, dozën e parë e morën 12.294 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë informon se në pikat e vaksinimit deri tani në të gjithë vendin, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 346.836 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë pranuar 12.294 qytetarë, ndërsa në po të njëjtën ditë janë vaksinuar gjithsej 14.615 qytetarë. Në vend, gjithsej janë aplikuar 572.176 doza vaksinash, kurse u rivaksinuan 225.340 qytetarë, transmeton Portalb.mk.

Vaksinimi, thonë nga MSh zhvillohet në mënyrë të pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, ndërsa deri më tani numri i personave që kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 481.809 qytetarë.

Sipas shifrave të fundit, 52% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 49% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 43% të popullsia mbi 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Vaksinimi zhvillohet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Momentalisht vaksinohen personat e rritur, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 Boris Trajkovski në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen masivisht në vakcinacija.mk pasi është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button