Forumi i Prespës: Ahmeti, Rama dhe Kurti realizuan takim në Ohër

Sot në Ohër po mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare “Forumi i Prespës për Dialog”, ku po marrin pjesë përfaqësues të lartë të ShBA-së dhe BE-së, por dhe liderëve e zyrtarëve shtetëror të rajonit. Në kuadër të këtij forumi, po marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët pasi arritën në Ohër realizuan një takim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, pak para fillimit të panelit ku janë pjesëmarrës në sesionin plenar të nivelit të lartë, transmeton Portalb.mk.

“I veçantë është Edi, kënaqësi të flasim shtruar e vëllazërisht për punët dhe fatet tona të përbashkëta. E urova për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe si gjithmonë, pa asnjë dyshim, e sigurova që tek unë ka një vëlla dhe një derë të hapur për punë të mbara”, ka shkruar Ahmeti në Facebook në fillim të takimit me Ramën, të cili më vonë i është bashkangjitur edhe Kurti.

Liderët e rajonit do të marrin pjesë në panelin “Rivendosja e sinergjisë në mes BE-SHBA drejtë Ballkanit Perëndimor”.

Pjesën e parë të këtij paneli e hapi presidenti Stevo Pendarovski, ndërsa fjalime në të kanë mbajtur presidentët e Malit të Zi dhe Sllovenisë, Milo Gjukanoviq dhe Borut Pahor, ndihmëssekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën dhe Euroazia Filip Riker dhe komisionari i BE-së Johanes Han.

Ndërsa në pjesën e dytë të panelit, do të marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button