Norvegjia i urdhëron me ligj influencerët të tregojnë në postime kur t’i ‘zbukurojnë’ fotografitë

Norvegjia ka miratuar një ligj lidhur me editimin e fotografive, i cili duhet të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së imazhit të trupit të njeriut në shoqëri. Gjegjësisht, zgjidhja ligjore udhëzon influencerët e rrjeteve sociale të tregojnë “zbukurimin” e fotove që ata publikojnë, gjegjësisht editimin e fotove të tyre ta theksojnë në postimet në Facebook, Instagram dhe rrjete të tjera sociale, transmeton Portalb.mk.

Çdo retushim i fotove, shtimi i filtrave ose ndonjë forme tjetër ndërhyrjeje në fotografitë e agjencive reklamuese, por edhe nga figurat publike dhe ‘ndikuesit’ në rrjetet sociale, duhet të theksohet në fotografitë e ndryshuara në rast se paguhen ose kanë ndonjë përfitim nga një postim i tillë në rrjetet sociale.

Ligji u miratua me shumicë votash në parlamentin norvegjez, raporton “Hill”. Nga Qeveria norvegjeze theksojnë se editimi i fotografive kontribuon në presionin mbi njerëzit në lidhje me pamjen e trupit të tyre, me ligjin që vë theks të veçantë në mënyrën se si portretizohen gratë në shoqëri.

Për të hyrë në fuqi, ligji i ri duhet së pari të miratohet nga mbreti norvegjez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button