RMV, në rolin e nikoqirit, Osmani me paraqitje në hapjen solemne të “Forumit të Prespës për Dialog”

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sonte në Ohër pati paraqitje në hapjen solemne të konferencës së parë në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, njofton Portalb.

Osmani theksoi se fakti që qyteti i Ohrit është përzgjedhur si vendi ku mbahet kjo ngjarje pasi mbart simbolikë të dyfishtë: në këtë qytet u nënshkrua Marrëveshja Kornizë historike e Ohrit, me ç’rast theksoi se e njëjta e vendosi kornizën për demokracinë tonë funksionale multietnike, me të cilën krenohemi dhe në njëfarë kuptimi, vendosi themelet dhe ua hapi rrugën dy marrëveshjeve pasuese që erdhën më vonë.

“Derisa e para solli kohezion të brendshëm në vend, Marrëveshja e Prespës hapi kapitull të ri të miqësisë me fqinjët tanë, i dha fund dallimit pothuajse tridhjetëvjeçar, dhe këtu gjithsesi vjen edhe Marrëveshja për miqësi me Republikën e Bullgarisë. Këto janë tri kthesat e rrugës sonë drejt ndërtimit të një shteti modern, demokratik, Republikën e Maqedonisë së Veriut. Emëruesi i përbashkët i të tri marrëveshjeve është se të gjitha janë arritur nëpërmjet dialogut. Këto e prezantojnë rrëfimin tonë autentik dhe shërbejnë si frymëzim për themelimin e Forumit të Prespës për Dialog, si platformë për avancimin e pajtimit, ndërtimit të mirëbesimit dhe dialogut politik”, ka thënë Osmani.

Osmani duke folur jo vetëm për marrëveshjet, por edhe për një nga synimet e themelimit të Forumit të Prespës për Dialog, theksoi se i njëjti paraqet mision, i quajtur “deballkanizim i rajonit dhe në këtë kontekst përfundoi:

“Nga kjo perspektivë, rezultatet na japin të drejtën të konkludojmë se këta tre marrëveshje kanë vendosur itinerarin që na tregon se kah duhet të lëvizë Ballkani Perëndimor, me qëllim që të arrihen synimet strategjike për integrim në BE dhe anëtarësim në NATO dhe me këtë të na lirojnë nga barra e termit ‘Ballkanizimi’. Termi shpesh llogaritet si sinonim për ndarje, mospajtime dhe zënka, të imponuara nga gjeografia, si dhe rrethanat politike, por ne jemi të gatshëm të ndryshojmë këtë”, është shprehur ministri Osmani.

LEXO: Në Ohër po mbahet konferenca ndërkombëtare “Ballkani Perëndimor: pjesa që mungon që Evropa të jetë e plotë”
LEXO: Palmer i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në rajon: Kur liderët politik vjedhin qytetarët e tyre, përhapet pabarazia dhe bie besimi te qeveria
LEXO: “Forumi i Prespës”: Autoritet të mos kritikojnë mediat dhe sektorin civil
LEXO: Eurodeputetja Fajon për veton bullgare: Është egoiste dhe e rrezikshme që një vend ta rrezikoj ardhmërinë e një vendi tjetër
LEXO: Carovska: me krijimin e miqësive, të rinjtë e shndërrojnë Ballkanin Perëndimor në një familje evropiane
LEXO: “Prespa Forum”: Mirënjohje speciale për Erhard Busek
LEXO: Zaev – Cipras: Marrëveshja e Prespës e obligon BE-në që t’i mënjanojë pengesat për integrimin evropian të RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button